Ridley Scott njofton edhe katër seri të “Prometheus”

Postuar në 23 Shtator, 2015 16:19

Do të realizohen katër seri të reja të “Prometheus”. Regjisori Ridley Scott ka deklaruar se pas filmit të vitit 2012, i komentuar shumë, do të vijohet me seri të tjera që e zgjerojnë sagën e thrillerit në fjalë. Në një intervistë për gjermanen “FilmFlutter”, regjisori britanik, sqaroi se synim është lidhja e dy sagave që mbajnë firmën e tij: “Alien” dhe “Prometheus”. Deri atëherë, “Prometheus” do të vijojë me 4 seri të tjera, ku Scott mund të jetë në një prej tyre. Narrativa e serive synon të sqarojë origjinën e ksenomorfit, krijesës aliene që në Alien ishte “kundërprotagonisti”, apo Nemesis i Ellen Ripley, luajtur nga Sigourney Weaver. Prometheus në fakt e “përmbysi” narrativën, por duke e çuar në të ardhmen e ngjarjeve të zhvilluar në serinë e parë të “Alien” në vitin 1979. Anija e gjetur në këtë seri, me parazitë që riprodhohen në kontakt me krijesa të tjera, pra njeriun, kërkohet bazuar në idenë se jeta është inxhineruar nga disa krijesa të tjera. “Prometheus”, siç dihet mbyllet me mbijetesën e një njeriu të vetëm, Elizabeth Shaw dhe androidit David, i cili mundëson pilotimin e një anijeje tjetër drejt planetit të inxhinierëve. Alien në fakt mbylli ciklin e vet me një përballje metaforike: Ellen Ripley dhe hibridi i saj me Ksenomorfin, të cilin ajo e vret. “Prometheus” ecën më tej kur inxhinierët kërkojnë likujdimin e një specieje përmes luftës biologjike, e cila del jashtë kontrollit. Interesi dhe kurioziteti mbetet tek inxhinierët, që shfaqen me pamje e njeriut në përmasa më të mëdha, duke na kujtuar kështu mesazhin biblik se “Zoti e krijoi njeriun sipas shëmbëlltyrës së vet”. Paralel me seritë e reja të “Prometheus”, bëhet e ditur se po realizohet edhe “District 9”, vijim i “Alien”, duke e ndërlikuar shumë sagën e këtij thrilleri që është ndër më të bukurit. Mjafton të kemi parasysh se ksenomorfi është një krijesë skenike që merret në referencë në thuajse çdo rindërtim imagjinar të alienëve në kinema. 

http://www.theguardian.com/film/2015/sep/23/ridley-scott-three-more-prom...

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.