rezoluta

Unioni i Prokurorëve kundër Komisionit për Vlerësimin e Pasurisë

Postuar në 15 Janar, 2016 11:57

Unioni i Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë kërkon në mënyrë të qartë që reforma në sistemin e drejtësisë të këtë si synim kryesor përmirësimin dhe ndryshimin e sistemit dhe jo të emrave të përvecëm.
Sipas tyre një kërkesë e tillë vjen natyrshëm nga parashikimet e dispozitave kalimtare të cilat nga njëra anë parashikojnë vazhdimin e mandatit për një sërë funksionarësh të këtij sistemi (anëtarë të Gjykatës së Lartë, Kushtetuese) dhe ndërprerjen e mandateve për një sërë funksionarësh të tjerë (anëtarë të KLD dhe Prokurori i Përgjithshëm).

Iniciativë ligjore në Parlamentin francez për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë

Postuar në 10 Dhjetor, 2015 15:33

Apo lëviz Franca drejt një aleance preferenciale me Rusinë duke kapërcyer barrierat e vëna nga Bashkimi Europian? Kjo është ende herët të thuhet, por sulmet e Parisit ka gjasa të kenë ndryshuar shumëçka në një vend si Franca. Agjencia ruse e lajmeve, “Sputnik” citon një ligjvënës francez të Partisë Republikane, Thierry Mariani, i cili ka iniciuar një rezolutë për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Rezoluta do të diskutohet në muajin janar në Asamblenë Nacionale. "Hapi tjetër është mbledhja e sa më shumë firmave mes anëtarëve të Parlamentit në kuptim të kësaj rezolute.

Shqipëria votë pro heqjes së embargos amerikane ndaj Kubës. M. i Jashtëm: “Nuk është qëndrim kundër SHBA”

Postuar në 28 Tetor, 2015 20:19

Shqipëria ka votuar në OKB pro rezolutës që kërkon heqjen e embargos ndaj Kubës. Një lëvizje diplomatike që merr kuptim kundër politikës amerikane në një rajon me rëndëis strategjike për të, është miratuar edhe nga Tirana zyrtare, e cila prej disa kohësh nuk ka marrëdhënie dhe aq të ngrohta me SHBA. Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, deklaroi sot se vota e Shqipërisë nuk është votë kundër SHBA-ve, pasi këtë qëndrim Shqipëria e ka mbajtur në vijimësi, pavarësisht se kush ka qenë në qeverisje. “Shqipëria nuk ka votuar kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës ditën e martë.

Pages

Subscribe to RSS - rezoluta