Unioni i Prokurorëve kundër Komisionit për Vlerësimin e Pasurisë

Postuar në 15 Janar, 2016 11:57

Unioni i Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë kërkon në mënyrë të qartë që reforma në sistemin e drejtësisë të këtë si synim kryesor përmirësimin dhe ndryshimin e sistemit dhe jo të emrave të përvecëm.
Sipas tyre një kërkesë e tillë vjen natyrshëm nga parashikimet e dispozitave kalimtare të cilat nga njëra anë parashikojnë vazhdimin e mandatit për një sërë funksionarësh të këtij sistemi (anëtarë të Gjykatës së Lartë, Kushtetuese) dhe ndërprerjen e mandateve për një sërë funksionarësh të tjerë (anëtarë të KLD dhe Prokurori i Përgjithshëm).
Rezoluta e prokurorëve thotë se ngritja e një sërë institucionesh të reja kushtetuese për kontrollin reciprok të njëri-tjetrit, duket se zbeh rolin e figurës bazë që është gjyqtari dhe prokurori.
UPRSH konstaton se kjo reformë synon më tepër vendosjen e një sistemi rigoroz kontrollues mbi gjyqtarin dhe prokurorin dhe nuk merret me statusin e tyre, trajtimin e tyre ekonomik dhe financiar, me mbrojtjen dhe rritjen e pavarësisë të prokurorit.
UPRSH konstaton se emerimi i Prokurorit te Pergjithshem me 3/5 e anetareve te Kuvendit, nuk i perligj kompetencat e parashikuara nga ndryshimet kushtetuese.
UPRSH shprehet se është e paqartë dhe jo natyrale ndarja e prokurorisë në dy “degë” të pavarura nga njëra-tjetra, Prokuroria nga njëra anë dhe Njësia e Posacme Antikorrupsion dhe kundër Krimit të Organizuar nga ana tjetër. Prokuroria shqiptare është një e vetme pavarësisht veprave penale që ajo heton (sic funksionon në tërë vendet demokratike)-thuhet në rezolutë.
Parashikimi në dispozitat kushtetuese (aneksin e saj) se barra e provës për justifikim e pasurisë i kalon gjyqtarit/prokurorit është parashikim diskriminues duke i konsideruar prokurorët dhe gjyqtarët de facto si subjekte të Ligjit “Antimafia”.
UPRSH cmon se krijimi i komisioneve të vecanta për kontrollin e pasurive dublon punën e ILDKPKI, institucion i cili prej vitesh kryen të njëjtën detyrë dhe që pas draftit kushtetues do të informojë KPK për pasuritë e subjekteve.

Comments

Submitted by CEKICI (not verified) on

Sic duket, keta palo prokuroret tane, po e ndjejne rrezikun qe po u vjen, dhe per t'i dale sherrit para, pa pike turpi, sedre dhe etike profesionale, ngrihen e bejne Rezolute, kunder Reformes ne drejtesi.
Me nje fjale, ne parim, keta kodosh prokurore, Jane per teformen ne drejtesi, por, kur vjen puna nen per nen, nuk jane dakort me asnje nen.
Hajde e merri vesh keta hajdar prokurore qe kemi ne.
Mjere shteti, nga kush prokurore perfaqesohet.
Mjere shoqeria, nga kush mbrohet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.