pandemia

Koronavirusi si pretekst për luftë ekonomike ndaj Kinës

Postuar në 04 Maj, 2020 13:30

Para disa ditësh në mediat të ndryshme qarkulloi një i ashtuquajtur “raport i pesë shteteve”, mbiquajtur “Five Eyes” sipas të cilit Kina ka fshehur të dhënat për epideminë e koronavirusit dhe për rrjedhojë ka provokuar vdekjen e mijëra njerëzve.

Drejt deflacionit terminal

Postuar në 04 Maj, 2020 00:28

 

Përpjekjet e shëndetit publik për të kufizuar pandeminë e koronavirusit kanë sjellë kolapsin më të fortë ekonomik në histori dhe përpjekjet për ta kufizuar atë kolaps kanë sjellë eksperimente të pashembullta në politikën monetare. Rezerva Federale e ShBA-ve ka krijuar nëntë lehtësira të reja në formë kredish, në përpjekjet e saj për të furnizuar të gjithë botën me likuiditet dollari.

Propaganda fiton përherë mbi opozitarizmin e Llogjeve

Postuar në 03 Maj, 2020 14:02

Lexoni si fillon një lajm i raportuar sot: 

Kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit i dha mundësi Kryeministrit Edi Rama që të zgjerojë rolin e tij politik dhe institucional. Në këtë përfundim mbërrin një raport i fondacionit gjerman “Friedrich Ebert

Titulli i lajmit: RAPORTI: Pandemia në Shqipëri u përdor për zgjerimin e pushtetit

Video/Kina gënjeu, apo ShBA neglizhoi për koronavirusin?

Postuar në 03 Maj, 2020 11:25

Akuzat reciproke mes ShBA dhe Kinës për origjinën dhe fshehjen e informacionit për koronavirusin është shndërruar në çështje politike të nxehtë. Së fundmi ShBA u detyruan të heqin dorë nga akuza se virusi është krijuar në laborator dhe ka kaluar në akuzën se Kina fshehu të dhënat duke provokuar mijëra vdekje dhe dëme të mëdha ekonomike. 

Përballja ka zbritur edhe në forma të tjera. Në Kinë është realizuar një video e animuar që shpjegon dinamikën e ngjarjes përmes optikës kineze që mbyllet me ironinë për konsistencën e amerikanëve. 

Dy propozime që duhen dëgjuar dhe një gënjeshtër

Postuar në 02 Maj, 2020 21:24

Ilir Beqja, ish-ministër Shëndetësie, aktualisht deputet i PS-së, ka përsëritur sot gjatë një interviste në “News24” idenë e tij për ulje pagash dhe pensionesh. Qasja e Beqjas është për t’u analizuar dhe nuk duhet konsideruar a priori. Thotë ish-ministri: 

Biznesi i vogël drejt falimentit. Paralajmërohen protesta

Postuar në 02 Maj, 2020 19:11

Rreth 80 për qind e biznesit të vogël po shkon drejt falimentimit. Alarmin e jep kryetari i shoqatës së këtij biznesit Albert Nasto, i cili thotë se ndihma e dhënë nga qeveria është e papërfillshme.

A është e përshtatshme për Shqipërinë ndjekja e modelit italian edhe për hapjen?

Postuar në 01 Maj, 2020 18:32

Po bëhet përditë e më e qartë se në marrjen e masave kundër pandemisë, qeveria shqiptare po ndjek thuajse hap pas hapi modelin e Italisë. Po të  heqim faktin se qeveria shqiptare reagoi shumë shpejt në mbylljen e shkollave dhe kopshteve, aplikimin e karantinës së plotë, në aspektin e menaxhimit të situatës në vazhdim ajo ndoqi thuajse identikisht Italinë. 

Imunë vs Të Infektuar, rreziku i metaforave të reja

Postuar në 01 Maj, 2020 16:09

 

Kryeministri italian kërkon falje publike për vonesat në pagesat e krizës

Postuar në 01 Maj, 2020 12:18

Me rasrin e ditës së 1 Majit, kryeministri italian, Giuseppe Conte ka shpërndarë një mesazh përmes të cilit njofton masat e lehtësimit, por edhe ka kërkuar falje për vinesat në pagesa ndaj shumë italianëve.

Sipas Contes qeverisë dhe shtetit italian i është dashur të kryejë sforcime ekuivalente me manovrat buxhetore të 2-3 vjetëve, ndërkohë që ka përmendur disa letra përmes së cilave qyetarë i luten të lejojë hapjen e aktiviteteve. 

 

Pandemia e CoVid-19/Los Angeles, testim për të gjithë dhe falas

Postuar në 01 Maj, 2020 01:10

Los Angeles në ShBA ka vendosur të ndryshojë strategji në përballjen me epideminë e koronavirusit. Kryebashkiaku Eric Garcetti ka deklaruar menjëherë pasi u njoftua rritja më e madhe ditore e të infektuarve se që nga këtej e tutje testimi do të jetë falas dhe do kryhet për të gjithë banorët. 

Pages

Subscribe to RSS - pandemia