opinion

Më mirë deputet apo koordinator?

Postuar në 26 Shtator, 2017 20:22

Ju kujtohet projekti për zyrat e deputetëve socialistë në rrethe në vitin 2013. (Po shkrihen në një zyrë të vetme në vitin 2017! ) U kthyen në zyra pune, por funksionuan vetëm në momentin e fillimit, sepse vendet në administratë janë të kufizuara. Deputetët duke mos pasur akses në qeveri dhe administratë nuk arrinin të zgjidhnin asgjë, madje edhe hallet e tyre. Disa prej tyre ikën dhe bënë parti, të tjerë shpërthenin herë pas here në Kuvend, duke u kthyer në një problem për qeverisjen e majtë.

"Bota ka nevojë për Amerikën që të drejtojë"

Postuar në 14 Shtator, 2017 10:31

Joe Biden, ish-zv.president i SHBA-së nën administratën e Barack Obamës, publikon sot në New York Times një opinion mbi politikën e jashtme amerikane. Biden, që përflitet si kandidat për president në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, i përmbahet idesë së “forca e shembullit” që SHBA dha për 45 vjet duhet të prevalojë mbi “shembullin e forcës”, rrokadë kuptimore kjo që duket se është huazuar edhe në Shqipëri. Dhe në këtë drejtim, sipas tij, Donald Trump, përfaqëson një krizë në vlerat e politikës së jashtme amerikane.

Një opinion për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Postuar në 13 Shtator, 2017 09:34

Kristaq Xharo, që prezantohet si pedagog për çështjet e sigurisë në Universitetin Europian të Tiranës shkruan sot në gazetën “Mapo” një opinion mbi nevojën e debatit për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. I shfuqizuar në vitin 2008, shërbimi në fjalë është parë si një rudiment i Luftës së Ftohtë dhe me lëvizjet e mëdha demografike, rënien ekonomike, heqja e tij, ishte në realitet formalizim i një gjendjeje fakti. Por Xharo mendon se rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak nuk duhet parë thjesht në planin e ushtrisë, por më gjerë.

Të mos i besosh Makiavelit!

Postuar në 11 Shtator, 2017 11:39

Është për t’u habitur si erdhëm kaq shpejt në këtë situatë, kur me gjuhën tonë nuk arrijmë ta shprehin të saktë atë që e mendojmë, sepse për shumë gjëra e kemi tejkaluar kuptimin e fjalëve që përdorim. Fjala Kosovë nuk thotë më asgjë nga ato që i kemi menduar dikur, nuk shpreh më asnjë nga idealet e dikurshme, më shumë është shndërruar në një përzierje fatale të krizës së përhershme të vlerave dhe e konfuzionit politik, identitar, historik, botëkuptimor, fetar dhe kulturor; një përzierje fatale e moralit të gënjeshtërt dhe e derivateve të tij me snobizmin, padijen dhe injorancën.

Një Akademi për publikun apo për hir të vetvetes?

Postuar në 07 Shtator, 2017 16:17

Debati publik mbi Akademinë e Shkencave që mori shkas nga zgjedhjet në institucionin që simbolizon (fiktivisht) majën e piramidës së kërkimit shkencor, rizgjohet sërish pas disa muajsh diskutimi për reformën e kërkimit shkencor.

Bujqësia dhe sfidat e sigurisë ushqimore

Postuar në 04 Gusht, 2017 17:50

Bujqësia është shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare, de facto dhe de jure. Ndonëse statistikisht ajo përbën vetëm 20 për qind të GDP, ka të punësuar rreth gjysmën e popullsisë së vendit. Por në këto 27 vite ekonomi tregu, sektori i bujqësisë ka mbetur më i pazhvilluari, pse jo dhe më i paintegruari, ku shumica dërrmuese e fermerëve shqiptarë vazhdojnë të prodhojnë, deri-diku, sipas mënyrës kooperativiste të tipit leninist. Njëlloj si në periudhën e para 46-ës, duke zhvilluar një prodhim miks për nevojat e vetushqimit dhe vetmbajtjes së familjes fshatare.

Çmimi i ujit dhe koncepti për shërbimet publike

Postuar në 04 Gusht, 2017 10:39

Para dy vjetësh, kur mori detyrën, kryetari i Bashkisë së Tiranës miratoi rritjen e çmimit të biletave të transportit urban, ndërsa këto ditë, së bashku me Këshillin Bashkiak, vendosën rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

Luan Malltezi jep garanci që nuk dihet nga vijnë: Detyrimi për të votuar do të jetë me ligj

Postuar në 05 Korrik, 2017 08:59

Luan Malltezi, që mban titullin profesor në lëmin e historisë, i kthehet sot temës së politikës së ditës, duke shkruar në “Gazeta Shqiptare” një opinion për zgjedhjet në Partinë Demokratike. Malltezi nuk sqaron se në çfarë cilësie shkruan për këtë çështje, pasi opinionet janë një komunikim publik, çka lë për pasojë mendimin se ai është pjesë e debatit si përfaqësues i rrethit të ngushtë të Sali Berishës.

A. Frangaj: Mungesa e katolikëve dhe ortodoksëve në listën e Tiranës, gafë e pafalshme e Bashës

Postuar në 27 Qershor, 2017 09:31

Bëri përshtypje dje në emisionin “Opinion” qëndrimi i pronarit të TV Klan, Aleksandër Frangaj. I ashpër me kreun e PD-së, Lulzim Basha, Frangaj u shfaq pa dorashka duke kaluar madje edhe në sugjerime për mënyrën si duhet të veprojë lidershipi i PD-së. Frangaj ka deklaruar se Berisha nuk ka bërë asnjëherë gabimet që bëri Basha, mes të cilave është edhe mospërfshirja në listën e kandidatëve të Tiranës, të asnjë katoliku dhe ortodoksi.

“Kjo është gafë e rëndë”, tha Frangaj.

"Mbaj përgjegjësi për listën. Do marr vendime edhe më të vështira". Asnjë fjalë për koalicionet

Postuar në 05 Qershor, 2017 22:59

Ka ndryshuar tonin e të folurit, ankohet për mediat, kritikon pyetjet. Por duket më i vendosur. Lulzim Basha, kryetar i PD-së, ka deklaruar në emisionin "Opinion" se ai është gati të marrë vendime edhe më të vështira sesa largimi i disa personaliteteve nga lista e kandidatëve. Ai ka deklaruar se do të ketë reforma kushtetuese të thella, diçka që ju mor kryeministrit në marrëveshjen e 18 majit. Basha ka deklaruar se roli i SHBA në këtë që po ndodh është thelbësor. Basha është shprehur se do të marrë përgjegjësitë për listën, duke refuzuar të thotë diçka për koalicionet paszgjedhore.

Pages

Subscribe to RSS - opinion