nishani

Shkëlqesia e Tij Bujar Nishani, zbaton urdhërin: Dekreton datën e re të zgjedhjeve

Postuar në 21 Maj, 2017 11:45

Presidenti I Republikës Bujar Nishani ka dekretuar datën e re të zgjedhjeve duke iu përgjigjur dispozitave të marrëveshjes Rama – Basha, të cilën në deklaratën e sotme zyrtare e quan marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës. Dekretimi datës së re është bërë duke ndryshuar dekretin e parë që caktonte zgjedhjet më 18 qershor, ndonëse ky dekret ka prodhuar pasoja juridike për subjektet e përfshira. Më poshtë deklarata dhe dekreti i Bujar Nishanit, kontrollin e bazës ligjore të të cilit nuk ja vlen barra qeranë ta bësh: 

Nishani dekoron Liri Belishovën dhe Llazar Fundon në ditën e Europës

Postuar në 08 Maj, 2017 20:37

Në Ditën e Europës që simbolikisht përkujton fitoren ndaj nazifashzmit Presidenti Nishani nderoi me ‘Dekoratën e Artë të Shqiponjës” Liri Belishovën, Llazar Fundon, Edip Ohrin dhe Hamit Keçin për kontributin në luftë dhe qëndresën dinjitoze ndaj regjimit komunist.  Me këtë rast Nishani përcolli edhe një mesazh që lidhet me historinë e luftës së Dytë Botërore dhe rreziku që këto ngjarje të shfrytëzohen për kapital politik në kurriz të së vërtetës.

Himara që sot e tutje është “nderi ynë”

Postuar në 06 Maj, 2017 19:42

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka akorduar dekoratën “Nderi i Kombit” për Krahinën e Himarës. Motivacioni është mbresëlënës:

Për kontributin e shquar në historinë e luftërave të kombit tonë për liri dhe emancipim shoqëror, për traditën e lavdishme, të karakterizuar ndër shekuj nga bujaria dhe besa. Bijtë e saj, me pushkë e penë, kanë ditur të shkruajnë faqe të lavdishme në identitetin tonë kombëtar, dhe të shpalosin vlera të rralla etnofolklorike kulturore”.

Epërsia e Ramës në negociata dhe fantazma e Krokodilit që rrëzon PD-në

Postuar në 03 Maj, 2017 23:54

Partia Demokratike për herë të parë në historinë e saj është përpara një basti të vështirë që  afekton jo vetëm të ardhmen e saj por edhe funksionalitetin demokratik të vendit. Përpjekja e fundit e Nishanit që duket e nxitur nga vetë PD nuk prodhoi rezultat për shkak të epërsisë që fitoi Rama pas dështimit të ofertës MeKalister dhe pozicionit refuzues të Bashës. 

Pa rezultat takimi ballë për ballë, Nishani mban në këmbë dialogun

Postuar në 03 Maj, 2017 14:53

3 orë takim kokë më kokë në zyrën e Presidencën nuk prodhuan asnjë marrëveshje mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, por mbajnë të gjalla shpresat për një dakordësi të minutës së fundit. Nga të dyja kampet nuk ka rrjedhur asnjë informacion, ndërsa zyrtarisht institucioni i Presidentit ka përcjellë një deklaratë ku konfirmohet  se s’ka produkt dhe se tryeza e dialogut mbetet e hapur.

Presidenti: Nuk mund të votoj kur nuk ka alternativë në proces

Postuar në 02 Maj, 2017 08:46

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dhënë një intervistë në emisionin “Fol me Mua” në Televizionin Publik Shqiptar, përmes të cilës ka përcjellë disa mesazhe dhe qëndrime politike. Nishani ka vlerësuar si kushtetuese dhe legjitime zgjedhjen e Ilir Metës president të vendit, ndërkohë që ka vlerësuar edhe kandidaturën e kreut të LSI-së. Ai ka nënvizuar se nuk përjashton një rikthim në jetën politike të vendit, por duke shmangur pretendimin për një detyrë të re administrative.

Fotolajm/Presidenti Nishani me të birin në Mekë të Arabisë Saudite

Postuar në 22 Prill, 2017 20:30

Presidenti Nishani ndodhet në një vizitë në Arabinë Saudite ku ka falur Namazin në Mekë. Ai ka qenë edhe në Qabe.

Bombardimi i Sirisë, Shqipëria elozhe presidentit Trump

Postuar në 07 Prill, 2017 18:32

Shqipëria e ka përshëndetur sulmin ajror amerikan në Siri, duke mos i kursyer vlerësimet për presidentin aktual Donald Trump dhe përpjekjet  ndëshkuar përgjegjësit dhe  vendosur paqen e munguar në Siri. Vlerësimet nuk kanë munguar si nga qeveria ashtu dhe nga presidenca shqiptare.

Zgjedhje pa opozitën në 7 Maj në Kavajë

Postuar në 24 Mars, 2017 11:41

Presidenti cakton 7 Majin si datën e zgjedhjeve të pjesshme në Kavajë pas zbardhjes së vendimit nga Gjykata Kushtetuese që konfirmoi si të ligjshëm shkarkimin e Elvis Rroshit. Ndoshta i vetmi aksion politik i opozitës që prodhoi zhvillime, ligji për dekriminalizimin do të detyrojë mazhorancën të ripropozojë kandidat për bashkinë e Kavajës, një bastion i Partisë Demokratike, i rënë në duart e socialistëve falë kombinimit Edi Rama-Elvis Roshi.

Reagon Presidenti: Për Zhitin, dëshmi bashkëpunimi në Spaç. Konstatova edhe paqëndrueshmëri psikike

Postuar në 22 Mars, 2017 11:09

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka reaguar ndaj komenteve të Visar Zhitit, i Ngarkuar me Punë i Shqipërisë në Vatikan, i cili një ditë më parë akuzonte kreun e shtetit për dekretimin e Fatmir Xhafës si ministër i Brendshëm. Përmes një interviste të shkurtër në gazetën “Panorama”, Nishani zbulon disa arsye se përse nuk u dekretua Zhiti si ambasador në Vatikan, çështje kjo që ka lënë pezull përfaqësimin e Shqipërisë në Selinë e Shenjtë. 

Pages

Subscribe to RSS - nishani