Shkëlqesia e Tij Bujar Nishani, zbaton urdhërin: Dekreton datën e re të zgjedhjeve

Postuar në 21 Maj, 2017 11:45

Presidenti I Republikës Bujar Nishani ka dekretuar datën e re të zgjedhjeve duke iu përgjigjur dispozitave të marrëveshjes Rama – Basha, të cilën në deklaratën e sotme zyrtare e quan marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës. Dekretimi datës së re është bërë duke ndryshuar dekretin e parë që caktonte zgjedhjet më 18 qershor, ndonëse ky dekret ka prodhuar pasoja juridike për subjektet e përfshira. Më poshtë deklarata dhe dekreti i Bujar Nishanit, kontrollin e bazës ligjore të të cilit nuk ja vlen barra qeranë ta bësh: 
“Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani është njohur tashmë me arritjen e marrëveshjes politike midis mazhorancës dhe opozitës, të datës 18 maj 2017, marrëveshje që mundëson përfshirjen e opozitës në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare si dhe në zgjedhjet e pjesshme vendore për Kryetar të Bashkisë Kavajë.
Në vijim të iniciativës së Tij institucionale e të vazhdueshme për të nxitur dialogun politik me synim gjetjen e zgjidhjes politike mbi baza kompromisi, Presidenti i Republikës vlerëson maksimalisht këtë marrëveshje si një arritje të rëndësishme me interes për vendin dhe popullin shqiptar.
Në këtë kontekst, Kreu i Shtetit gjithashtu shpreh mirënjohjen dhe ndaj kontributit të çmuar të dhënë nga miqtë evropianë dhe amerikanë të Shqipërisë.
Në respekt të Kushtetutës dhe dispozitave të Kodit Zgjedhor, si dhe bazuar në kërkesën e krerëve të mazhorancës dhe të opozitës për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare dhe të zgjedhjeve të pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kavajë, pjesë e kësaj marrëveshje politike, Presidenti i Republikës vendosi të miratojë këto kërkesa, si vijon:
• Ndryshimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, më 25 qershor 2017. Theksojmë se kjo datë i përket ditës së dielë të fundit të periudhës zgjedhore të parashikuar në Kodin Zgjedhor për mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë.
• Gjithashtu, Presidenti i Republikës ka vendosur të dekretojë të njëjtën datë, 25 qershor 2017 dhe për zhvillimin e zgjedhjeve vendore të pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kavajë”. 
* * *
D E K R E T
PËR NJË NDRYSHIM NË DEKRETIN NR. 9883, DT. 05.12.2016 “PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KUVENDIN”
Në mbështetje të nenit 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 9, paragrafi 1 dhe 2, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,
D e k r e t o j
Neni 1
Neni 1, i dekretit nr.9883, dt.05.12.2016 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin”, ndryshohet si më poshtë :
“Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 25 qershor 2017”
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekreti 10351
Tiranë më 21.05.2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI
* * *
D E K R E T
PËR
CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KRYETAR BASHKIE, BASHKIA KAVAJË, QARKU TIRANË
Në mbështetje të nenit 92, gërma “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 10, pika 3 të ligjit nr.10019 datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe të nenit 3, pika 3 të ligjit Nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”
D e k r e t o j
Neni 1
Caktimin e datës 25 Qershor 2017, për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar të bashkisë Kavajë, qarku Tiranë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekreti 10352
Tiranë më 21.05.2017
pre

 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Urraaaa!.. U qetesuam! Tani globi do te vazhdoje rrotullimin e tij si me pare!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.