Netflix

Mincemeat/Çurçilli e beson ende, sepse duhet ta besojë

Postuar në 20 Maj, 2022 20:10

Netflix, Warner Bros dhe Pictures FilmNation Entertainment kanë podhuar së fundmi një film mbi ngjarjet e vërteta të Luftës së Dytë Botërore ku trajtohet një ndër operacionet e cilësuar si kryesoret në mashtrimin e Gjermanisë Naziste. Operacioni Mincemeat, i elaboruar mbi një memo që mendohet se iu sugjerua shërbimeve të marinës nga Ian Fleming, vjen në këtë paraqitje kinematografike nën narrativën e shkrimtarit, që ishte siç prezantohet edhe dëshmitar, por edhe protagonist. 

Abonentët rusë hedhin në gjyq Netflix

Postuar në 13 Prill, 2022 22:41

Përdoruesit rusë të Netflix do të hedhin në gjyq kompaninë për pezullimin e shërbimit, pas zhvillimeve të javëve të fundit në Ukrainë. Netflix ka 1 milion përdorues në Rusi. Në mars, ajo pezulloi shërbimet dhe ndaloi blerjen e çdo produksioni rus.

Ikona gjeorgjiane e shahut padit Netflix

Postuar në 18 Shtator, 2021 10:45

Ikona gjeorgjiane e shahut Nona Gaprindashvili ka paditur për shpifje platformën Netflix. Gaprindashvili thotë se është portretizuar në mënyrën e gabuar në serialin e suksesshëm “The Queen's Gambit”.

Rasti i referohet një sekuence në episodin përfundimtar të dramës, ku thuhet se Gaprindashvili, aktualisht 80 vjeçe, nuk kishte bërë kurrë një garë shahu me burra.

Dokumenti thotë se deri në vitin 1968, viti në të cilin është vendosur episodi, ajo ishte përballur me të paktën 59 lojtarë meshkuj.

Social Dilemma/Hiqni dorë nga sistemi. Jashtë është një mrekulli

Postuar në 15 Shtator, 2020 14:36

Netflix qëndron pas dokumentarëve më të mirë të viteve të fundit, por prodhimi që i ka bërë të gjithë të flasin për të është “The Social Dilemma”.

Dokumentari i Jeff Orlowski “The Social Dilemma” tenton të tregojë se si gjigandët e teknologjisë kanë manipuluar psikologjinë e njerëzve për të ndikuar në mënyrën se si ne veprojmë. Dhe nëse mendoni se kjo duket shumë tmerruese, keni të drejtë.

Netflix u përgjigjet kritikave për videon tronditëse (Video)

Postuar në 12 Prill, 2019 19:30

Netflix u është përgjigjur kritikave të ashpra për pamjet tronditëse në dokumentarin “Our Planet”, ku ilustroheshin pasojat tragjike të ndryshimeve klimatike.

Në video duken disa lopë deti të ngujuara  në një masiv shkëmbor pas shkrirjes së akullnajave në Polin e Veriut. Ato kanë humbur sensin e territorit dhe në tentativë për të zbritur bien nga një lartësi e madhe.

Çifti Obama, kontratë me Netflix për serialë televizivë

Postuar në 22 Maj, 2018 09:29

Ish-presidenti amerikan Barak Obama dhe bashkëshortja e tij, Michelle, kanë arritur një marrëveshje me platformën Netflix për të prodhuar filma, seriale dhe dokumentarë.

Netflix nuk dha detaje të mëtejshme mbi planet e ardhshme të ish-çiftit presidencial. Kompania tha se Barak dhe Mishel Obama mund të vazhdojnë të prodhojnë seriale, reality show, dokumentare apo edhe filma. Për këtë qëllim, Obama themeloi kompaninë Higher Ground Productions. 

Subscribe to RSS - Netflix