Çifti Obama, kontratë me Netflix për serialë televizivë

Postuar në 22 Maj, 2018 09:29

Ish-presidenti amerikan Barak Obama dhe bashkëshortja e tij, Michelle, kanë arritur një marrëveshje me platformën Netflix për të prodhuar filma, seriale dhe dokumentarë.

Netflix nuk dha detaje të mëtejshme mbi planet e ardhshme të ish-çiftit presidencial. Kompania tha se Barak dhe Mishel Obama mund të vazhdojnë të prodhojnë seriale, reality show, dokumentare apo edhe filma. Për këtë qëllim, Obama themeloi kompaninë Higher Ground Productions. 

"Ne shpresojmë të kultivojmë dhe ndihmojmë zëra të talentuar, burime kreativiteti dhe frymëzimi që nxisin ndjeshmëri dhe mirëkuptim mes popujve"- tha Obama në një deklaratë pas marrëveshjes, vlera e së cilës nuk është bërë publike. 

Sipas Neë York Times, që citon nga bashkëpunëtorët e Barak Obamës, ish-presidenti nuk ka ndërmend të përdorë këtë platformën si një mjet politik, për shembull për të kritikuar pasardhësin e tij, Donald Trump.

Në mars 2017, çifti Obama nënshkroi një marrëveshje rekord prej 60 milion dollarësh me Penguin Random House për të shkruar një secili një libër.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.