Abonentët rusë hedhin në gjyq Netflix

Postuar në 13 Prill, 2022 22:41

Përdoruesit rusë të Netflix do të hedhin në gjyq kompaninë për pezullimin e shërbimit, pas zhvillimeve të javëve të fundit në Ukrainë. Netflix ka 1 milion përdorues në Rusi. Në mars, ajo pezulloi shërbimet dhe ndaloi blerjen e çdo produksioni rus.

Përdoruesit rusë të platformës thonë se vendimi për të bllokuar shërbimin është shkelje e të drejtave të tyre. Abonentët paguajnë 599-799 rubla në muaj për të pasur akses  në platform. Tani ata kërkojnë dëmshpërblim në masën 60 milionë rubla. Siç raporton RIA, padia është depozituar nga një firmë ligjore në gjykatën e Moskës.

Netflix ka gjithsej 220 milionë përdorues në të gjithë botën. Në dhjetor të vitit të kaluar, rregullatori rus, Roskomnadzor, e shtoi në regjistrin e shërbimeve audiovizuale pasi arriti mbi 100 mijë abonentë në Rusi.

Por për shkak të ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë, çka solli edhe sanksione nga ana e Perëndimit, gjykatat ruse e ndaluan Facebook-un dhe Instagramin në Rusi, duke i cilësuar si media ekstremiste.   

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.