Netflix u përgjigjet kritikave për videon tronditëse (Video)

Postuar në 12 Prill, 2019 19:30

Netflix u është përgjigjur kritikave të ashpra për pamjet tronditëse në dokumentarin “Our Planet”, ku ilustroheshin pasojat tragjike të ndryshimeve klimatike.

Në video duken disa lopë deti të ngujuara  në një masiv shkëmbor pas shkrirjes së akullnajave në Polin e Veriut. Ato kanë humbur sensin e territorit dhe në tentativë për të zbritur bien nga një lartësi e madhe.

Netflix vendosi t'u përgjigjet shikuesve, duke shpjeguar se kushdo që nuk mund të përballojë skena të tilla mund t’i kalojë. Ajo publikoi në Twitter një listë të episodove tronditese sipas minutazhit në mënyrë që shikuesit të jenë të përgatitur.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ketu nuk ishte problemi i zhdukjes se akullnajave, por i shumimit masiv te tyre, qe duket i detyron ato te ngjiten ne shkemb lart e pastaj te mos dine me si te zbresin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.