monopol

Situata monopol në tregun e sigurimeve

Postuar në 27 Nëntor, 2015 18:01

Drejtuesja e Autoritetit të Konkurencës, Lindita Lati, sqaron në një intervistë për “Tema Tv” situatën monopol në tregun e sigurimeve. Situatë që ka ardhur për shkak të deformimit të funksionimit të tregut nga vetë operatorët. Kështu përqendrimi i shitjeve në një broker të vetëm çon në konkluzionin se operatorët kanë bërë rregullimin e brendshëm të marrëdhënieve për të krijuar virtualisht një sportel prej nga ku u merren paratë qytetarëve. Lati thotë se sistemi “bonus malus” do t’i jepte zgjidhje problemit në fjalë.

Pas BE-së, “Google” nën hetim edhe në ShBA

Postuar në 28 Shtator, 2015 11:41

“Google Inc” rikthehet sërish në qendër të vëmendjes të autoriteteve federale amerikane. “Bloomberg” raporton se Komision Federal për Tregëtinë ka arritur një marrëveshje me Departamentin e Drejtësisë për të hapur një hetim mbi Sistemin Android të Google, pasi nga disa konkurentë është ngritur akuza se kompania kufizoi të drejtën e tyre të aksesist. “Bloomberg” paralajmëron se hetimi është në fazë fillestare dhe nuk përjashtohet që ai të mbyllet pa ngritur ndonjë padi ndaj kompanisë, edhe sepse hetimi i mëparshëm për sistemet e kërkimit, përfundoi pa rezultate.

Pronësia e medias, mazhoranca kërkon seancë dëgjimore për “Nenin 62” që po kërkohet të hiqet

Postuar në 21 Shtator, 2015 21:17

Opozita ka kundërshtuar sot në Komisionin e Medias propozimin e mazhorancës, më saktë një deputeti të saj, Taulant Balla, për shfuqizimin e nenit 62 në ligjin për median. Ky nen rregullon pronësinë e medias dhe heqja e tij, sipas kryetarit të Komisionit, Genc Pollo, fsheh qëllime të pastra klienteliste. Pollo tha se marrja nën kontroll e Autoritetit të Mediave Audiovizive ishte hapi i parë, për të ardhur në këtë hap të dytë, që synon të legjitimojë dominimin e tregut nga një operator i vetëm, përmes kalimit të frekuencave.

Subscribe to RSS - monopol