Pas BE-së, “Google” nën hetim edhe në ShBA

Postuar në 28 Shtator, 2015 11:41

“Google Inc” rikthehet sërish në qendër të vëmendjes të autoriteteve federale amerikane. “Bloomberg” raporton se Komision Federal për Tregëtinë ka arritur një marrëveshje me Departamentin e Drejtësisë për të hapur një hetim mbi Sistemin Android të Google, pasi nga disa konkurentë është ngritur akuza se kompania kufizoi të drejtën e tyre të aksesist. “Bloomberg” paralajmëron se hetimi është në fazë fillestare dhe nuk përjashtohet që ai të mbyllet pa ngritur ndonjë padi ndaj kompanisë, edhe sepse hetimi i mëparshëm për sistemet e kërkimit, përfundoi pa rezultate. Hetimi i Komisionit Federal, pason edhe dy hetime të ngjashme ndaj “Google” në Europë, ku pikërisht për shkak të ankesave nga konkurentët është marrë në analizë ajo që po testohet sot në ShBA: platforma Android e “Google” dhe platforma e kërkimit në internet. “Google” ka përdorur disa taktika kundër konkurencës, duke përçuar modele problematike sjelljeje në treg, të cilat kanë bërë më të vështirë dhe më të kushtueshme për kompanitë e reja dhe inovative që të depërtojnë në treg”, citon “Bloomberg” grupin “FairSearch.org”. Aktualisht kompania posedon 59% të tregut të smartphone në ShBA, ndërkohë që Iphone ka 38% dhe Microsoft Windows Phone posedon 2.35%. Platforma Android e “Google” ndërthur në vetvete disa produkte, që kanë vendosur një dominim edhe më të madh se ai i Microsoft Windows rreth dy dekada më parë. Në vitin 1998, ShBA e deklaruan si të paligjshme procedurën e ndjekur nga Microsoft për të mbrojtur monopolin e vet, duke u ndaluar prodhuesve të kompjuterave që të promovonin broëserat rivalë me Internet Explorer. Dhe Microsoft ra dakord me një marrëveshje që t’i jepte fund kësaj sjelljeje kundërkonkurente. Praktika provon se agregimi dhe bashkimi i produkteve dhe shërbimeve mund të çojë në shkeljen e ligjeve antitrust, nëse një kompani dominon trehun e një produkti për të cilën klientët kanë nevojë. Zhgënjim nga hetimet e deritanishme Ndërkohë që “Google” po kap apogjeun e vet, ka shumë ankesa dhe kritika për praktikat e tij. Puna është për rregullat e tregut që po cenohen dhe kjo gjë pranohet edhe nga vetë Komisioni Federal për Tregëtinë. “Bloomberg” referon një raport konfidencial të Komisionit, i cili në mënyrë të paqartë u bë publik. Bashkë me të edhe emrat e kompanive që kishin ngritur shqetësimet ndaj “Google. Në dokument, rekomandohej nga anëtarë të Komisionit që të hapej çështja ndaj “Google”, bazuar në praktikën e antitrustit, me argumentimin se kompania kishte mbajtur monopolin e kërkimit në Internet në mënyrë të palogjshme dhe duke dëmtuar klientët. “Google” ra dakord që të ndalonte disa praktika, përfshirë heqjen e kufizimeve në përdorimin e platformës së vet online për kërkimin e reklamave, duke u dhënë kompanive të drejtën e opsionit për ta administruar përmbajtjen e realizuar prej tyre, jashtë rezultateve të kërkimit në “Google”. Është e qartë se kjo është një lëvizje që i heq kompanisë ekskluzivitetin e përbashkët në ofertë dhe në çmim. Dalja e këtij dokumenti në publik ka shtuar frikën e shumë kompanive që të hapin çështje direkte ndaj “Google” nga frika e ekspozimit, për më tepër që kompania reagoi shumë fort ndaj Komisionit, që mbylli hetimet. Gjithsesi praktika e procedimit dhe hetimit është hapur për kompanitë e mëdha teknologjike në ShBA, të gjitha të akuzuar për mashtrim. Përveç “Google”, edhe “Amazon.com” dhe “Apple” kanë ardhur nën akuzë për faturim të klientëve për blerje të paautorizuara të bëra nga fëmijë, apo nga aplikacione telefonike. “Amazon.com” e refuzoi këtë akuzë dhe ka deklaruar se do të ndjekë rrugën ligjore. Sa i përket “Google”, hetimi nga Bashkimi Europian është më i plotë dhe i gjithanshëm dhe me gjasë do të vendosë një standard në operimin në treg. BE e ka orientuar hetimin drejt strategjisë së kësaj kompanie, të nyjëtimit softuerik që bashkon shërbime si “Youtube”, “Maps” dhe “Chrome” me sistemin e vet operativ Android. Kjo praktikë çon në dyshimin se dëmton konkurentët që zhvillojnë aplikacione të ngjashme, përferisa prodhuesve të pajisjeve u kërkohet që në kërkesë të zhvillojnë të gjithë paketën. Sistemi i veprimit në treg ka shumë vrima dhe monopoli në finale kalon nga shkelja e ligjit dhe praktikave të konkurencës. Në një treg si ky i teknologjisë, zëvendësimi është shumë i shpejtë, pasi gjenerimi i ideve është i jashtëzakonshëm dhe nuk ka asnjë kompani që të mund të mbajë nën kontroll një treg kaq dinamik. http://www.bloomberg.com/news/articles/2015-09-27/clinton-clashes-with-x...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.