marok

Tërmet shkatërrues në Marok, mbi 800 viktima

Postuar në 09 Shtator, 2023 13:02

Një tërmet me magnitudë 7 goditi Marokun mbrëmjen e së premtes. Lëkundjet u regjistruan në orën 23:11. Instituti Kombëtar i Gjeofizikës në Marok njoftoi se epiqendra e tërmetit u lokalizua në komunën Ighil, në provincën e Al Haouz, në jug të Marrakech-it, një thellësi 8 km.

Dymbëdhjetë orë pas lëkundjeve, Maroku është në kaos. 820 persona janë konfirmuar të vdekur, mbi 600 të plagosur, ndërkohë që të tjerë kërkohen nën rrënoja.

Tërmeti u regjistrua përgjatë vargut malor të Atlantikut, me një lëvizje ngjeshjeje të krijuar nga shtytja e pllakës afrikane drejt asaj evropiane.

Tabourida, tradita marokene e kalërimit me armë

Postuar në 04 Shtator, 2017 09:37

Tradita e kalërimit është e vjetër në Marok. E tillë që bën pjesë në identitetin e këtij populli. Në vitin 2008 qeveria marokene vendosi krijimin e Kompleksit Mbretëror për Artet Kalorsiake dhe Tabourida(kalërimi dhe përdorimi i armës njëkohësisht). Në gusht të këtij viti festivali treditor mblodhi sërish meshkujt që garojnë në një aktivitet që imiton dhe kujton paradat e arabëve dhe berberëve të shekullit të 15-të. Gara konsiston me trupave 10-30 kalorësish - Sourba – që të veshur me rroba ceremoniale duhet të kalërojnë në grup dhe sipas sinjalit duhet të qëllojnë në ajër njëkohësisht.

Mbreti i Arabisë Saudite harxhon 100 mln $ për pushimet e verës në Marok

Postuar në 22 Gusht, 2017 09:07

Mbreti Saudi Selman ka harxhuar 100 milionë dollar për pushimet e verës që i ka bërë në Marok. Ai u prit në aeroportin e Tangierit nga kryeministri Saadeddine Othmani për të vijuar mandej në pallatin e tij veror.

1000 njerëz shoqëronin mbretin Selman, ndërkohë që këshilltarët, ministrat dhe të afërmit u rregulluan në hotelet më luksoze të qytetit. Vizita e mbretit ishte një moment shumë i mirë për ekonominë lokale dhe sipas të dhënave vetëm shifra e harxuar parashikohet të zërë 1.5% të të ardhurave nga turistët e huaj.

Dy zbulime shumë të rëndësishme për Neandertalin dhe njeriun modern

Postuar në 08 Qershor, 2017 09:36

Dy zbulime më të fundit mund të ndryshojnë mënyrën sesi është rrëfyer historia e njerëzimit, parahistorisë së tij dhe bashkëudhëtarit të zhdukur, Neandertalit.

Neandertali, jo vetëm jetë shpellash

Operacioni i përbashkët anti-terrorizëm në Spanjë e Marok, arrestohen 14 të rekrutuarit e të Shtetit islamik

Postuar në 25 Gusht, 2015 11:24

Sipas AFP-së, Ministria e Brendshme spanjolle njoftoni se katëmbëdhjetë persona u arrestuan sot gjatë një operacioni të përbashkët anti-terrorist në Spanjë dhe në Marok për shkatërrimin e një rrjeti luftëtarësh rekrutë për grupin e Shtetit Islamik në Siri dhe në Marok. “Operacioni do të vijojë ende”, sqaroi Ministria pa dhënë detaje të mëtejshme.

Subscribe to RSS - marok