Operacioni i përbashkët anti-terrorizëm në Spanjë e Marok, arrestohen 14 të rekrutuarit e të Shtetit islamik

Postuar në 25 Gusht, 2015 11:24

Sipas AFP-së, Ministria e Brendshme spanjolle njoftoni se katëmbëdhjetë persona u arrestuan sot gjatë një operacioni të përbashkët anti-terrorist në Spanjë dhe në Marok për shkatërrimin e një rrjeti luftëtarësh rekrutë për grupin e Shtetit Islamik në Siri dhe në Marok. “Operacioni do të vijojë ende”, sqaroi Ministria pa dhënë detaje të mëtejshme. Agjentët e Shërbimeve Sekrete, të Komisariatit të Përgjithshëm Informativ i Policisë spanjolle dhe i Drejtorisë së Përgjithshme të monitorimit të territorit maroken arrestuan sot 14 persona në lokalitetet e San Martin de la Vegas në Spanjë dhe në Fez, Casablanca, Nador, Al Hoceima dhe Driouech në Marok, saktësoi Ministria. Sipas kësaj deklarate personat e arrestuar i përkisnin një rrjeti rekrutimi të luftëtarëve të huaj duke dërguar luftëtarë me kombësi të huaj të destinuar për t’u bashkuar në rradhët e organizatës terroriste “Daesh” apo grupit ekstemist sunit të Shtetit islamik në rajonin siriano-irakien që ndodhet nën kontrollin e tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.