Dy zbulime shumë të rëndësishme për Neandertalin dhe njeriun modern

Postuar në 08 Qershor, 2017 09:36

Dy zbulime më të fundit mund të ndryshojnë mënyrën sesi është rrëfyer historia e njerëzimit, parahistorisë së tij dhe bashkëudhëtarit të zhdukur, Neandertalit.

Neandertali, jo vetëm jetë shpellash

Në Izrael, në rajonin e quajtur Ein Kashish, janë zbuluar mbetjet e një individi që i përket familjes së Neandertalëve, 60 mijë vjet i vjetër dhe në ambient të hapur. Pra jo në shpellë. Ky është zbulimi i parë i këtij lloji në Levant që merr rëndësi nga vlerësimet e deritanishme të antropologëve sipas të cilëve “mekanika fizike e kësaj specieje ishte e përshtatshme për jetë mali, aty ku njeriu modern nuk mundet”. Aktiviteti në mjedis të hapur interpretohet si shenjë e dominimit të zonës, që bashkë me ritin e varrimit të identifikuar tashmë, provon shenjues të qartë territorialë. Koha kur gjenden këto fosile përkon pak a shumë me mbërritjen e dytë të Homo Sapiensit në Levant, diku te 55 mijë vjet më parë, ndërkohë që shkencëtart thonë se Neandertali ka qenë prezent në këtë zonë në harkun kohor 80 mijë – 55 mijë vjet më parë. Pra supozohet nja takim mes të dy llojeve, duke na sugjeruar në dritën e zbulimit të ri dhe dominimit të zonës nga Neandertalët, skenarë të tjerë për asgjësimin e tij si specie. Janë gjetur edhe fosile hibridesh, por deri më tani nuk ka një teori të qëndrueshme dhe të gjithëpranuar për arsyen e zhdukjes së disa hominidëve mes të cilëve padyshim shkëlqen Neandertali për kulturën e shpellave, por edhe për kryqëzimin genetik me Homo Sapiens.

http://www.haaretz.com/archaeology/1.794340

Zbulohet fosilja më e vjetër e Homo Sapiensit – 300 mijë vjet

Paralel me këtë zbulim, në Marok, është bërë një tjetër gjetje me po kaq rëndësi, në mos më shumë. Në një rajon të quajtur Jebel Irhoud, arkeologët kanë gjetur fosilet më të vjetra të Homo Sapiensit, specia e njeriut të sotshëm. Mendohet se fosilet janë 300 000 – 350 000 vjet që e shtyn në kohë vjetërsinë e fosileve më të vjetra me 100 mijë vjet. Rindërtimi dixhital sugjeron se këta individë – pesë në total – kanë patur pamjen e njeriut të sotshëm, me zgavrën e kafkës më të zgjatur, ndërkohë që postulimi i derisotshëm nga thoshte se njeriu modern evoluoi rreth 200 mijë vjet më parë në Afrikë. Fosilja më e vjetër që disponohet deri më sot është 195 mijë vjet, prandaj zbulimi në Marok përmbys gjithçka.

http://edition.cnn.com/2017/06/07/health/oldest-homo-sapiens-fossils-fou...

Një ide është se njeriu modern divergoi nga lloji Neandertal dhe Denisovian(mbetje të gjetura në stepat e Rusisë) rreth 500 mijë vjet më parë, një tjetër se ka paatur disa lloje hominidësh në kryqëzim që sollën deri te njeriu i sotshëm. Në çdo rast fosliet e Marokut kanë rëndësi pasi pajtojnë si fazë evolucionare tiparet moderne me arkaizmin. Problemi është se në këto fosile nuk janë identifikuar gjurmë apo sekuenca AND-je në mënyrë që të zbardhet genomi siç është bërë me Neandertalin dhe Denisovianin. Shpresë mbetet se në zonën e Jebel Irhoud do të ketë diçka tjetër për të kërkuar duke pranuar qysh tani se ideja se njeriu origjinoi në Afrikën Lindore po sfidohet.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Gjithe keto kategorizime dhe dallime "speciesh" ne te njejten kohe e te njejtin vend tregon ate pikpamje dialektike, tashme te stermesuar qysh ne shek. e 19 (por jo ne boten anglo-saksone, e sidomos ne Gjermanine perandorake) mbi perzierjen dhe evolimin e species njeri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.