Tabourida, tradita marokene e kalërimit me armë

Postuar në 04 Shtator, 2017 09:37

Tradita e kalërimit është e vjetër në Marok. E tillë që bën pjesë në identitetin e këtij populli. Në vitin 2008 qeveria marokene vendosi krijimin e Kompleksit Mbretëror për Artet Kalorsiake dhe Tabourida(kalërimi dhe përdorimi i armës njëkohësisht). Në gusht të këtij viti festivali treditor mblodhi sërish meshkujt që garojnë në një aktivitet që imiton dhe kujton paradat e arabëve dhe berberëve të shekullit të 15-të. Gara konsiston me trupave 10-30 kalorësish - Sourba – që të veshur me rroba ceremoniale duhet të kalërojnë në grup dhe sipas sinjalit duhet të qëllojnë në ajër njëkohësisht. Audienca vendos se kush fiton. 
Sporti në fjalë mbledh bashkë njerëz nga origjina të ndryshme sociale. I kushtueshëm dhe i rrezikshëm – një kalë arab apo berber kushton edhe 30 000 dollarë, por tradita duket se është më e fortë sesa këto të dyja. Garat nacionale shpërblehen mirë, ndërkohë që shumëkush mund të shohë sesi 5 shekuj traditë vijojnë njësoj në një kohë që po zhbën çdo mënyrë jetese. 

https://apimagesblog.com/blog/2017/9/1/ancient-tradition-of-horsemanship...

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.