lajmet e rreme

Lajmet e rreme për një papë që gjithnjë ka dalë në mbrojtje të jetës

Postuar në 20 Maj, 2019 15:45

Fake News është prej kohësh një nga fjalët që e dëgjojmë shpesh. Në momentin që marrim një lajm, gjëja e parë që duhet të bëjmë është të pyesim nëse është fals apo jo. Teknikat e falsifikimit janë të shumta. Rasti më i rëndë është njoftimi për një ngjarje, një fatkeqësi apo sulm që nuk ka ndodhur kurrë; atribuimi i një krimi apo një manovre kriminale personave ose grupeve që nuk janë përgjegjëse për të ose përgjegjësia e të cilëve nuk është konstatuar me siguri, si në rastet e masakrave çnjerëzore. Gënjeshtra  të turpshme, por efektive në zhurmën e tyre imponuese.

Arabia Saudite i bashkohet Aleancës kundër Lajmeve të Rreme: Kërcënon me pesë vjet burgosje

Postuar në 16 Tetor, 2018 00:41

Arabia Saudite ka vendosur shtrëngime të reja penale për lajmet e rreme. Sipas raportimeve të Saudi Gazzette, Riadi zyrtar kërcënon me pesë vjet burg për ata që përhapin lajme të  rreme online. Njoftimi referon deklarimet publike të Prokurorisë Publike sipas së cilës neni 6 I Rregullores për Krimet Kibernetike parashikon pesë vjet burg dhe 3 milionë Rial gjobë nëse diksuh shpërndan dhe prodhon elektronikisht materiale që prishin rendin publik, cenojnë vlerat fetare, moralin publik dhe privatësinë.

Media online, media sociale dhe propaganda e huaj – Clinton gjen fajtorët e humbjes së saj. Skandali i e-maileve kalohet me një "më fal"

Postuar në 09 Dhjetor, 2016 09:09

Humbi dhe tanimë fajin e gjen te lajmet e rreme dhe propaganda e huaj. Hillary Clinton është shafaqur në publik dhe gjatë një fjale të mbajtur ka preferuar të flasë për “epideminë e lajmeve të rreme”. Ajo ka paralajmëruar kufizime ligjore në të cilat po kontribuon edhe sektori privat.

Subscribe to RSS - lajmet e rreme