Arabia Saudite i bashkohet Aleancës kundër Lajmeve të Rreme: Kërcënon me pesë vjet burgosje

Postuar në 16 Tetor, 2018 00:41

Arabia Saudite ka vendosur shtrëngime të reja penale për lajmet e rreme. Sipas raportimeve të Saudi Gazzette, Riadi zyrtar kërcënon me pesë vjet burg për ata që përhapin lajme të  rreme online. Njoftimi referon deklarimet publike të Prokurorisë Publike sipas së cilës neni 6 I Rregullores për Krimet Kibernetike parashikon pesë vjet burg dhe 3 milionë Rial gjobë nëse diksuh shpërndan dhe prodhon elektronikisht materiale që prishin rendin publik, cenojnë vlerat fetare, moralin publik dhe privatësinë. I njëjti dënim aplikohet edhe nëse këto materiale janë përgatitur dhe administruar në kompjuter dhe në rrjetet sociale.

Mediat në perëndim e lidhin këtë paralajmërim me situatën ku ndodhet së fundmi Arabia Saudite e cila është në qendër të presionit ndërkombëtar për vrasjen e gazetarit të “The Washington Post”, Jamal Khashoggi, i cili u zhduk në datën 2 tetor, pasi hyri në Konsullatën saudite në Turqi. Mendohet se ai u vra aty dhe trupi pasi iu nda në copa u hodh në acid për t’u shpërbërë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.