Media online, media sociale dhe propaganda e huaj – Clinton gjen fajtorët e humbjes së saj. Skandali i e-maileve kalohet me një "më fal"

Postuar në 09 Dhjetor, 2016 09:09

Humbi dhe tanimë fajin e gjen te lajmet e rreme dhe propaganda e huaj. Hillary Clinton është shafaqur në publik dhe gjatë një fjale të mbajtur ka preferuar të flasë për “epideminë e lajmeve të rreme”. Ajo ka paralajmëruar kufizime ligjore në të cilat po kontribuon edhe sektori privat.

Më lejoni të përmend një kërcënim në veçanti që shqetëson të gjithë, demokratë, republikanë, të gjithë amerikanët. Sidomos ata që shërbejnë në Kongres. Epidemia malinje e lajmeve të rreme dhe propagandës false që përmbyti median sociale vitin e fundit…Është e qartë se të ashtuquajturat lajme të rreme mund të kenë pasoja të vërteta në nivel global. Kjo nuk është për politikën apo rreshtimin partiak. Jetët e njerëzve të zakonshëm janë në rrezik…Është një rrezik që duhet adresuar dhe adresuar shpejt

tha Clinton që shtoi se legjislacioni rreth kësaj dukurie dhe propagandës së huaj, ka shkuar në Kongres. E ndërkohë që kandidatja e demokratëve në zgjedhje flet për rrezikun nga lajmet e rreme, ajo e kaloi me një "më fal" skandalin e emaileve të cilat i dërgonte nga një server privat, në kundërshtim me të gjitha rregullat dhe protokollet. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.