kritik

Pse sot jam kritik i ashpër me Ramën

Postuar në 07 Janar, 2016 12:11

Kohët e fundit, sa herë që jam kritik ndaj qeverisë Rama, hapen zëra se kjo vjen për shkak të parave që marr nga Ilir Meta apo Berisha. Nuk kam ndërmend të merrem me ta. Por më duhet të flas për kë besoi si unë, që ashtu si unë, tani janë në udhëkryq, të zhgënjyer nga profetët e rremë. E di se kjo që them do të më hedhë përsipër urrejtjen e pushtetit, ashtu siç e provova në kohën e Berishës; e di se kjo mund ti sjellë pasoja rrethit tim të afërt, ashtu siç e di që makineria e baltës që Rama ka nën urdhërat e tij do të punojë kundër meje me kapacitet të plotë, siç ka filluar të punojë.

Me regji të Sali Berishës. Edhe Arben Imami u shtohet zërave kritikë ndaj Lulzim Bashës

Postuar në 07 Dhjetor, 2015 10:11

Një ditë më parë Alfred Peza në rolin e "tellallit" partiak të Partisë së re Socialiste tha se Lulzim Basha duhet të bindë ata që nuk e duan brenda Partisë Demokratike. Eshte një informacion që nuk e ndan vetëm selia e e partisë në pushtet, por janë të shumtë zërat që konfirmojnë një klimë përçarje në Partinë Demokratike. Pas Eduard Selamit që deklaroi se lidershipi i opozitës nuk frymëzon, edhe Arben Imami, një nga zërat e rëndësishëm të Partisë Demokratike, thotë se shqiptarët nuk shohin shpresë as tek opozita.

Subscribe to RSS - kritik