Me regji të Sali Berishës. Edhe Arben Imami u shtohet zërave kritikë ndaj Lulzim Bashës

Postuar në 07 Dhjetor, 2015 10:11

Një ditë më parë Alfred Peza në rolin e "tellallit" partiak të Partisë së re Socialiste tha se Lulzim Basha duhet të bindë ata që nuk e duan brenda Partisë Demokratike. Eshte një informacion që nuk e ndan vetëm selia e e partisë në pushtet, por janë të shumtë zërat që konfirmojnë një klimë përçarje në Partinë Demokratike. Pas Eduard Selamit që deklaroi se lidershipi i opozitës nuk frymëzon, edhe Arben Imami, një nga zërat e rëndësishëm të Partisë Demokratike, thotë se shqiptarët nuk shohin shpresë as tek opozita. Në një intervistë për gazetën Panorama, Imami shprehet se përgjegjësia është e të gjithëve në opozitë, jo vetëm e Bashës. “Kur vendi është pa shpresë, siç është ky vend, sigurisht që përgjegjësia më e madhe është e atyre që qeverisin, por duke qenë edhe zgjedhjet larg, që është një faktor objekti, duket se qyetarët shqiptarë nuk shohin një shpresë të afërt edhe tek opozita. Dhe kjo nuk është çështje vetëm e Lulzim Bashës, as e Eduard Selamit. Është çështje e të gjithëve ne.Në këtë kuptim edhe në këtë raport, të gjithë kemi një përgjegjësi”, thotë Imami. Ativizimi i zërave kundër Lulzim Bashës duket një aksion i kordinuar që ka si regjisor Sali Berishën, i cili duket se është interesuar për dështimin e protestës së 8 dhjetorit dhe dobësimin e pozitave të Lulzim Bashës në PD.

Comments

Submitted by Kevinjon (not verified) on

Une nuk e di se perse autori ka zgjedhur kete interpretim (te gabuar qe ne shikim te pare), ndoshta deshiron ti bashkohet grupit propagandistik qe frikesohet nga demostrata e 8 Dhjetorit por nje inte4pretim tjeter mund te ishte edhe, " Arben Imami vuri mundesite e opozites ne kontekst te zhgjedhjeve te largeta qe qe per arsye objektive nuk i mundesojne opozites te jape shprese per te ndryshuar politiken" pra objektivisht, nqs. populli nuk ngrihet ne kembe masivisht me 8 Dhjetor te mos prese nga opozita qe te jape shprese. Gurin dhe arren e ka ne dore vetem populli. Ishte ky popull qe u mashtrua dhe eshte po ky popull qe ka mundesine te ndreqe gabimin me ane te protestesh. Opozita eshte thjeshte reflektim i popullit, cdo cirrje tjeter pa popull eshte populizem dhe mashtrim i njejte me ate qe beri Rama. Ky eshte ndryshimi midis te alternativave, populli eshte sovrani dhe ka shancin objektiv me 8 Dhjetor te ndihmoje vetem!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.