kosove

Rama shpall “bashkimin europian” me Kosovën (Video)

Postuar në 27 Shtator, 2017 12:19

Kryeministri Rama priti këtë të mërkurë një delegacion të qeverisë së Kosovës të kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Në konferencën për shtyp Rama theksoi se nis një etapë e re në marrëdhëniet mes dy vendeve që do të konkretizohet me lehtësimin e kalimit në kufi, bashkimin doganor dhe atë konsullor sipas një modeli të vendeve të Bashkimit Europian.

Dy qeveritë vendosën  të mbajnë një mbledhje të përbashkët më 27 nëntor në Korçë dhe të kordinojnë punën për vitin e përbashkët të Skënderbeut.

Kur e keqja më e vogël për serbët është Haradinaj

Postuar në 13 Shtator, 2017 13:10

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka shpjeguar para serbëve arsyet pse këshilloi Listën Serbe t’i bashkohet qeverisë së Ramush Haradinajt. Në një konferencë për shtyp edhe pse e quajti Haradinajn kriminel ai la të kuptohet se për serbët ish-komandanti i UÇK-së është e keqja më e vogël në kushtet e një opozite si Vetvendosja që kërkon bashkim me Shqipërinë.

Thirrje antiturke në Prishtinë

Postuar në 01 Gusht, 2017 10:08

Në muret e Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë, janë shkruar grafite me thirrje për vdekjen e Hashim Thaçit,  Shpend Ahmetit dhe Naim Tërnavës, drejtues i Komunitetit Mysliman të Kosovës. Thirrjet në mure, shprehin kundërshtimin për ndërtimin e “xhamisë turke” siç e quajnë, në Prishtinë. Më herët Ahmeti dhe Albin Kurti i VV-së janë akuzuar për lidhje me njerëz të mjedisit fetar, madje edhe fitorja e Shpend Ahmetit në Prishtinë, lidhet sipas disa analizave pikërisht me këtë gjë.

Bilanci pa bilanc i bashkimit qeveritar të Shqipërisë me Kosovën

Postuar në 26 Maj, 2017 12:42

Intervistë e Ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati për televizionin RTK në Kosovë

Serbia bllokon pa afat linjën e interkonjeksionit Shqipëri – Kosovë

Postuar në 10 Mars, 2017 11:05

BIRN raportonte dje se linja e interkonjeksionit Shqipëri – Kosovë po bllokohet pa afat nga Serbia. Sipas rrjetit gazetaresk në fjalë, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, vlerëson se problem është politik dhe jo teknik, çka kërkon ndërhyrjen dhe aftësinë e qeverisë shqiptare që të gjejë një zgjidhje.

Teatri i pajtimit, me bosët politikë të Kosovës e Serbisë

Postuar në 25 Janar, 2017 11:33

Aty ky pritej të shpërthente lufta, palët e kanë marrë sërisht seriozisht dhe i janë rikthyer bisedimeve të paqes me ndërmjetësimin e Brukselit. Ky ishte teatri i radhës që u luajt me Kosovën dhe Serbinë, trenin dhe autoblindat, Thaçin dhe Nikoliçin, apo Vuçiçin dhe Muastafën. Për Ballkanin nuk janë të çuditshme kapërcimet e tilla emocionale, të cilat e bëjnë të vështirë dallimin e kufirit se ku mbaron serioziteti dhe ku fillon marrëzia.

Treni i Serbisë, KFOR: Jemi gati për çdo ndërhyrje

Postuar në 16 Janar, 2017 08:46

Incidenti i fundit mes Serbisë dhe Kosovës me trenin e ndaluar në momentet e fundit ka krijuar një klimë pasigurie. Prania e forcave speciale serbe në kufi me Kosovën i shtohet më shumë problemeve që hasen me dy vendeve duke risjellë në Ballkan profilin e një Serbie që mendohej  se kishte lënë pas akte të kësaj natyre. 

A bëhet ekonomi me flamur në dorë?

Postuar në 13 Janar, 2017 20:58

Sot mediat raportuan një statistikë zyrtare që na thotë se eksportet me Kosovën ranë me 25% në periudhën janar – nëntor 2016. Ndërsa importi, sipas Institutit të Statistikave, pësoi rritje me vetëm 3%. Këtë të dhënë që reflekton realitetin ekonomik e tregëtar mes dy vendeve, televizoni Top-Channel i jep një ngjyrim me karakter politik duke kërkuar prononcimet e drejtuesve të Dhomave përkatëse të Tregëtië.

Meta del njëherë nga Kosova, dolën çështje me Serbinë për t'u zgjidhur

Postuar në 08 Janar, 2017 21:54

Teksa media pranë qeverisë ia njohu kryeminitrit Rama “suksesin” e marrëveshjes së faktorit politik shqiptar në Maqedoni, pa i lënë vend interpretimeve apo pikëpyetjeve mbi platformën magjike që bashkoi feudet e vjetra dhe të reja politike të shqiptarëve, pjesa tjetër e qeverisë në Tiranë ka aktivizuar diplomacinë paralele në një tjetër “çështje të nxehtë”. Kjo për të mos humbur garën e protagonizmit patriotik në çështje të karakterit kombëtar aq më tepër në një vit zgjedhor si ky i sivjetshmi.

Një drejtësi jo profesionale*

Postuar në 11 Dhjetor, 2016 12:34

Seanca fillon. Mbrojtja e dy të dëmtuarve, nga një grup fajdexhinjsh, jep një propozim. Kërkon që klientët e tij të pranishëm në gjykatore të dëgjohen nga trupi gjykues me videolink, me arsyetimin se ata ndihen të kërcënuar nga të akuzuarit, të cilët janë gjithashtu të pranishëm në sallë. Pranë rreshtave të bankave, ku janë të ulur të dëmtuarit dhe të akuzuarit, qëndrojnë pesë a gjashtë policë (sic!). Gjykatësi ia miraton kërkesën mbrojtjes pa hezitim, pa u kërkuar prova nëse janë reale kërcënimet apo vetëm frikë e të dëmtuarve.

Pages

Subscribe to RSS - kosove