A bëhet ekonomi me flamur në dorë?

Postuar në 13 Janar, 2017 20:58

Sot mediat raportuan një statistikë zyrtare që na thotë se eksportet me Kosovën ranë me 25% në periudhën janar – nëntor 2016. Ndërsa importi, sipas Institutit të Statistikave, pësoi rritje me vetëm 3%. Këtë të dhënë që reflekton realitetin ekonomik e tregëtar mes dy vendeve, televizoni Top-Channel i jep një ngjyrim me karakter politik duke kërkuar prononcimet e drejtuesve të Dhomave përkatëse të Tregëtië.

Shumë vende të rajonit e më gjerë janë shumë agresive dhe është më e lehtë të depërtosh kur përçan dhe sundon, ndaj duhet vërtetë të jemi shumë më aktivë”, ka deklaruar Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.

“Kemi një thjeshtim të pamjaftueshëm të procedurave lidhur me sistemin doganor dhe as Shqipëria e as Kosova nuk janë në statusin që të jenë konkurruese në rajon me produktet e tyre. E gjithë pengesa është mungesa e suportit dhe politikave subvencionuese”, ka thënë kreu i Dhomës së Tregtisë në Shqipëri, Nikolin Jaka”, raportonTCH.  

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=345459#k1

Ky vit që shkoi ka qenë viti i angazhimit të lartë politik të qeverisë shqiptare në drejtim të Kosovës. Por mesa duket ky angazhim ka qenë më tepër protagonizëm dhe asgjë më shumë. Gërxhaliu flet hapur kur thotë se:

 Problemet ekonomike nuk mund të zgjidhen me takime në nivele kryeministrash, sepse këto takime janë më tepër një show që i përngjan më tepër fasadës së problemeve sesa zgjidhjes së tyre

Pra ai konsumi i madh i patriotizmit dhe reklamës politike nuk ka shërbyer  në thelb për asgjë, përveçse për të shitur pak mend lart e poshtë. Jaka vazhdon këtë traditë demagogjike kur e mbyll prononcimin me një thirrje për “stomakun” që edhe ai të hajë kuqezi.

 “Ne duhet të orientohemi tek produktet shqiptare dhe kosovare. Duhet t’i përkushtohemi më tepër identitetit tonë dhe shprehjes së famshme ‘blej shqip’”.

Këto shifra janë një pasqyrë e ftohtë e asaj që ndodh mes të dyja vendeve, ku ndonëse retorika na vëllazëron, ekonomia na mban larg. Ndoshta ligjësitë e kësaj të fundit çojnë në orientime të ndryshme, por është objektive të thuash se asnjë prej atyre që pushtojnë ekranet nuk di të vërë në jetë politika të vërteta që do të tentonin të paktën të ndryshonin diçka, gjithnjë me laps, jo me me flamur në dorë. 

Comments

Submitted by Artan (not verified) on

Kjo eshte logjike pesimiste sepse pa ate flamur qe te mbush shpirtin, te jep qetesi e krenari dhe te ben te besosh tek vetja, veshtire se mund te behej ndonje gje me teper! Njerezit per flamur kane dhene jeten dhe kjo sakrifice na kane dhene te drejten te jemi shtet! Ekonomia eshte sekondare! Madje edhe shanset per nje ekonomi me te mire jane me te medha kur jemi patriote dhe krenare per shqiptarine tone! Rilindja mund te kete shume defekte por per patriotizem dhe promovim te nacionalizmit i duhet hequr kapelja! Eshte hera e pare qe po ndihemi superior me shume vende tjera te Europes!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.