Serbia bllokon pa afat linjën e interkonjeksionit Shqipëri – Kosovë

Postuar në 10 Mars, 2017 11:05

BIRN raportonte dje se linja e interkonjeksionit Shqipëri – Kosovë po bllokohet pa afat nga Serbia. Sipas rrjetit gazetaresk në fjalë, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, vlerëson se problem është politik dhe jo teknik, çka kërkon ndërhyrjen dhe aftësinë e qeverisë shqiptare që të gjejë një zgjidhje.

Kjo linjë nuk mund të vihet në punë. Ky është një problem politik dhe ne nuk jemi të lumtur për këtë. Çështja do të shtrohet sërish për diskutim në Samitin e Triestes në Korrik 2017”, citon BIRN zëvendësdrejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në Vjenë Dirk Buschle.

Humbja që I shkaktohet Shqipërisë nga ky blllokim është 500 mijë euro. Të paktën këtë deklaron kreu i Operatorit të OST-së, Engjëll Zeqo.

Nëse do t’i shisnim kapacitetet e linjës në tregun e përbashkët, të ardhurat vjetore të realizuara do të ishin rreth 500 mijë euro. Problemi është teknikisht i thjeshtë. Kosova duhet të marrë një kod transmetimi nga ENTSO-E, por nuk njihet si zonë kontrolli nga ENTSO-E. Serbia ka kërkuar që Kosova të njohë operatorin serb të shpërndarjes së energjisë në veri të Kosovës në shkëmbim të njohjes së Operatorit të Transmetimit të Kosovës si entitet më vete”, shkruan BIRN duke iu referuar Zeqos.

Afati i fundit që qeveria shqiptare deklaroi se i ishte lënë Serbisë ishte 31 dhjetori. Mirëpo kjo datë ka kaluar dhe shpresa e qeverisë se në takimin me Angela Merkel, kryeministri Rama mund të negocionte diçka nuk u konfirmua. Është e qartë se bllokimi nga Serbia është në funksion të lojës për Kosovën, diçka që prodhon ndër të tjera edhe kosto.

https://www.reporter.al/linja-e-interkonjeksionit-shqiperi-kosove-e-bllo...

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.