Treni i Serbisë, KFOR: Jemi gati për çdo ndërhyrje

Postuar në 16 Janar, 2017 08:46

Incidenti i fundit mes Serbisë dhe Kosovës me trenin e ndaluar në momentet e fundit ka krijuar një klimë pasigurie. Prania e forcave speciale serbe në kufi me Kosovën i shtohet më shumë problemeve që hasen me dy vendeve duke risjellë në Ballkan profilin e një Serbie që mendohej  se kishte lënë pas akte të kësaj natyre. 

Në çdo rast, siç raporton gazeta “Zëri”  policia e Kosovës ka theksuar se situata është e qetë dhe nuk ka vend për shqetësim në nivel të lartë. E brishtë paraqitet ajo në Mitrovicë, ndërkohë që një prononcim ka dhënë për herë të parë edhe KFOR. Zëdhënësi i tij, Max Barbacini, “u ka bërë thirrje palës serbe dhe asaj kosovare për vetëpërmbajtje dhe të angazhohen për dialog”, raporton “Zëri”. Ai ka shtuar se “KFOR-i është i gatshëm për çfarëdo situate, e cila ka nevojë për intervenimin e tyre”. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.