korrupsion

Dyshime për korrupsion, kontrolle në zyrat e PPE-së në Bruksel

Postuar në 04 Prill, 2023 15:30

Policia belge dhe ajo gjermane bastisën sot zyrat e PPE, partia më e madhe në nivel evropian, grupi i së cilës ka numrin më të madh të vendeve në Parlamentin Evropian. Kontrollet lidhen me një hetim që vijon në Turingi, Gjermani, ndaj kreut lokal të CDU-së, Mario Voigt, i cili dyshohet për korrupsion dhe ryshfet, raporton Euronews. Voigt ka punuar për PPE-në gjatë ciklit zgjedhor 2019.

Ish-kryeministri i Bullgarisë arrestohet për korrupsion

Postuar në 17 Mars, 2022 22:04

Ish-kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, 62 vjeç, u arrestua së bashku me anëtarë të tjerë të partisë së tij me dyshimet për korrupsion. Borisov u vu në pranga në përfundim të hetimeve të prokurorisë së BE lidhur me keqpërdorimin e fondeve të ndihmës së BE.

"Një operacion i madh po zhvillohet në lidhje me 120 raste të Zyrës së Prokurorit Publik Evropian në Bullgari... Bojko Borisov është arrestuar", njoftoi Ministria e Brendshme në një deklaratë.

Ministri kroat i Ndërtimit arrestohet për korrupsion

Postuar në 19 Shkurt, 2022 20:31

Ministri kroat i Ndërtimit, Darko Horvat, u arrestua sot pas një hetimi për korrupsion. Lajmin e dha vetë kryeministri Andrej Plenkoviç, i cili tha para gazetarëve se abuzimi ka të bëjë me subvencionet për bizneset në vitin 2018 dhe për këtë arsye, Horvat nuk do të jetë më pjesë e kabinetit.

Megjithatë, Plenkoviç kritikoi prokurorët për rrethanat e arrestimit të Horvat, duke thënë se momenti i arrestimit duket se fsheh edhe arsye politike.

Katari arreston për korrupsion ministrin e Financave

Postuar në 06 Maj, 2021 16:42

Katari vë në pranga ministrin e Financave. Mediat vendase raportojnë se Ali Shareef al-Emadi është arrestuar për abuzim me fondet shtetërore.

Në Katar ka pasur shpesh arrestime të kësaj natyre, por burimet zyrtare thanë se Emadi është figura e profilit më të lartë që përballet me akuza korrupsioni nën sundimin e Emirit Shejh Tamim bin Hamad Al-Thani.

Juan Carlos i kthen Spanjës miliona euro taksa pas skandalit të korrupsionit

Postuar në 27 Shkurt, 2021 15:57

Ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos I, ka paguar faturën e dytë të taksave pasi u arratis në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pagesa prej 4.4 milion € u konfirmua nga avokati i ish-mbretit të premten. Kjo është pagesa e dytë që Juan Carlos kthen pas marrëveshjes me autoritetet spanjolle.

Pas abdikimit nga froni në 2014, kur u pasua nga djali i tij Felipe VI, Carlos u arratis në Emirate për shkak të frikës së ndjekjes penale për një skandal korrupsioni.

Arrestohet gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha

Postuar në 11 Shkurt, 2021 10:57

Gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha është vënë në pranga, pas një urdhër-arresti të nxjerrë më herët nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në kuadër të këtij procedimi janë shoqëruar edhe disa persona të cilët ushtrojnë detyrën në Gjykatën e Krujës.

Kishte blerë vila në Londër, burg për ish-kryeministrin

Postuar në 24 Dhjetor, 2018 12:23

Ish-kryeministri i Pakisatnit Naëaz Sharif është dënuar me shtatë vjet burgim, me akuzat për posedim të aseteve përtej burimeve të njohura të të ardhurave.

Hetuesit gjetën se ai kishte blerë vila luksoze në Londër, duke marrë një dënim prej 10 vitesh burg në korrik, të cilin Sharif e pati apeluar.

Por Gjykata në Islamabad e shpalli sërish fajtor ish-kreun e qeverisë së Pakistanit, duke e dërguar në të njëjtin burg ku qëndroi pas arrestimit. Sharif u largua vitin e kaluar nga zyra, pasi nuk i është lejuar të udhëheqë për herë të tretë si kryeministër.

Arrestohet ish-deputeti socialist Arben Çuko. Shoqërohet edhe Arben Ndoka

Postuar në 21 Tetor, 2018 18:16

Ish-deputeti socialist Arben Çuko është vënë në pranga për korrupsion. Në fillim të shtatorit ai u shkarkua si Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, detyrë që e ushtroi për dy vjet.

Ai dyshohet se jepte lejeve për të burgosurit kundrejt parave. Sipas informacioneve Çuko është zbuluar nga përgjimet e një grupi të përfshirë në trafik droge.

Në njërin prej përgjimeve të anëtarëve të grupit kriminal të trafikut të drogës ka dalë emri i Çukos, që jepte leje për të burgosurit kundrejt pagesave, ndërkohë që ende nuk dihen se kush është përfituesi apo përfituesit.

Rumania në rrugë (foto)

Postuar në 13 Gusht, 2018 09:53

Mijëra rumunë morën pjesë sërish në protestat antikorrupsion, një ditë pasi 450 persona u plagosën gjatë përleshjeve me policinë.

Organizatorët e protestës kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë për shkak të legjislacionit dhe masave të cilat thonë se janë ndërmarrë siç thonë protestuesit për të promovuar interesat korruptive të kastës në pushtet.

5 vjet burg për peshkun e vogël të LSI-së

Postuar në 11 Maj, 2018 18:16

Ish-drejtori i Përgjithshëm të Burgjeve Artur Zoto, u shpall fajtor për akuzën e “korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë”  në fund të një procesi gjyqësor që zgjati një vit.
Gjykata e dënoi me 5 vite burg.
Zoto u arrestua në shkurt të vitit 2017, pas dëshmisë së dhënë nga zëvendësi i tij, Iljaz Labi që pranonte veprimet korruptive me tenderat e ushqimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe implikonte ish-shefin e tij.

Pages

Subscribe to RSS - korrupsion