Ministri kroat i Ndërtimit arrestohet për korrupsion

Postuar në 19 Shkurt, 2022 20:31

Ministri kroat i Ndërtimit, Darko Horvat, u arrestua sot pas një hetimi për korrupsion. Lajmin e dha vetë kryeministri Andrej Plenkoviç, i cili tha para gazetarëve se abuzimi ka të bëjë me subvencionet për bizneset në vitin 2018 dhe për këtë arsye, Horvat nuk do të jetë më pjesë e kabinetit.

Megjithatë, Plenkoviç kritikoi prokurorët për rrethanat e arrestimit të Horvat, duke thënë se momenti i arrestimit duket se fsheh edhe arsye politike.

"Natyrisht, prokurorët e shtetit dhe gjyqësori punojnë në mënyrë të pavarur dhe duhet të kenë një arsye për nxitim", tha Plenkoviç. “Për mua koha e arrestimit nuk duket neutrale, në kontekstin që qeveria në fillim të kësaj jave solli një paketë ndihme për të ndihmuar qytetarët dhe ekonominë. Kërkoj nga prokurori i shtetit të shpjegojë nxitimin, pasi bëhet fjalë për një ministër në detyrë”.

Plenkoviç, ish-diplomat 51-vjeçar, fitoi një mandat të dytë për Bashkimin Demokratik Kroat të qendrës së djathtë në vitin 2020.

Fitorja e tij erdhi pavarësisht akuzave për korrupsion; shtatë ministra u larguan nga qeveria e Plenkoviçit mes akuzave për mashtrim ose konflikt interesi gjatë mandatit të tij të parë.

Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, Kroacia ka rënë në vendin e 63-të për tre vitet e fundit, nga 50 që ishte në vitin 2015.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.