Juan Carlos i kthen Spanjës miliona euro taksa pas skandalit të korrupsionit

Postuar në 27 Shkurt, 2021 15:57

Ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos I, ka paguar faturën e dytë të taksave pasi u arratis në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pagesa prej 4.4 milion € u konfirmua nga avokati i ish-mbretit të premten. Kjo është pagesa e dytë që Juan Carlos kthen pas marrëveshjes me autoritetet spanjolle.

Pas abdikimit nga froni në 2014, kur u pasua nga djali i tij Felipe VI, Carlos u arratis në Emirate për shkak të frikës së ndjekjes penale për një skandal korrupsioni.

Në dhjetor, Juan Carlos bëri një pagesë prej më shumë se 678 000 € për zyrtarët e taksave mbi akuzat për transaksione të paligjshme të kartave të kreditit, për të shmangur hapjen e një hetimi penal dhe mundësinë e arrestimit me t’u kthyer në Spanjë.

Juan Carlos ka pohuar se do është i gatshëm të bashkëpunojë me prokurorët nëse i kërkohet.

Hetimi është përqendruar në dhënien e një kontrate hekurudhore me vlerë 6.7 miliardë euro. Hetuesit dyshojnë se Carlos mund t’i ketë fshehur disa fonde në Zvicër.

Një deklaratë e fundit e zëvendëskryeministrit të Spanjës, Carmen Calvo, sipas të cilit "askush nuk lejohet të shkelë ligjin", është lidhur direkt me ish-monarkun.

Ndërsa Juan Carlos ng ana tjetër refuzon të komentojë mbi hamendësimet për korrupsion, si dhe marrëveshjet me autoritetet tatimore, por ka zgjedhur vetëm të konfirmojë shlyerjet e faturave përmes avokatit të tij.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Mbreti Felipe VI, i cili zëvendësoi babanë në fron pas abdikimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.