Katari arreston për korrupsion ministrin e Financave

Postuar në 06 Maj, 2021 16:42

Katari vë në pranga ministrin e Financave. Mediat vendase raportojnë se Ali Shareef al-Emadi është arrestuar për abuzim me fondet shtetërore.

Në Katar ka pasur shpesh arrestime të kësaj natyre, por burimet zyrtare thanë se Emadi është figura e profilit më të lartë që përballet me akuza korrupsioni nën sundimin e Emirit Shejh Tamim bin Hamad Al-Thani.

"Prokurori i përgjithshëm urdhëroi arrestimin e ministrit të Financave Ali Shareef al-Emadi për ta marrë në pyetje mbi përmendjen e emrit të tij në raportime që lidhen me shërbimin civil që përfshinin dëmtimin e parave publike, abuzimin me detyrën dhe abuzimin e pushtetit", thanë mediat shtetërore.

Emadi ka shërbyer si ministër i Financave që nga viti 2013. Njëkohësisht, ai është president i bordit ekzekutiv të Qatar Airways dhe kryetar i bordit të Bankës Kombëtare të Katarit.

Katari i pasur me gaz është një nga shtetet më të vogla arabe me një popullsi prej 2.8 milion, shumica e të cilëve janë të huaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.