komision

Një opozitë për punët e veta (Video)

Postuar në 26 Shtator, 2017 20:23

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla raportoi këtë të martë në Komisionin e Edukimit mbi problematikat e arsimit parauniversitar, tekstet shkollore dhe emërimet në arsim.

Për shkak edhe të specifikës së këtij komisioni parlamentar që dominohet nga gratë, debati ishte një ndërthurje zhurmash dhe tonalitetesh pa radhë në funksion të ndarjes Ne dhe Ju.

LSI bllokon komisionin për çështjen çame

Postuar në 26 Janar, 2017 14:04

Konferenca e Kryetarëve në Kuvend nuk ka marrë në shqyrtim një kërkesë të PDIU-së për ngritjen e një komisioni për ngjarjet në Çamëri pas Luftës së Dytë Botërore. Pengesa për këtë nismë të partisë së Idrizit ka qenë Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila ka kërkuar më shumë kohë për të shqyrtuar kërkesën. Kjo është përplasja e radhës mes dy partive që janë në garë se kush do të mbajë vendin e dytë në koalicionin e majtë.

Karagjozët! (Video)

Postuar në 25 Janar, 2017 14:44

Teatri në Komsionin Hetimor për pajisjen Imsi Catcher vijoi edhe në seancën e radhës.  I thirrur  për të dëshmuar në Komision ka qenë edhe oficeri i policisë, Eltion Xhelili, si i akuzuar se e ka futur këtë pajisje në disa mjedise burgjesh.

Xhelili u fut me një veshje të pazakontë për të dëshmuar ditën e sotme në komision. Ai kishte veshur një këmishë të kuqe me shqiponjën e zezë në gjoks, dhe flamujt e BE-­së dhe SHBA­-ve në dy prej mëngëve të tij.

Subscribe to RSS - komision