LSI bllokon komisionin për çështjen çame

Postuar në 26 Janar, 2017 14:04

Konferenca e Kryetarëve në Kuvend nuk ka marrë në shqyrtim një kërkesë të PDIU-së për ngritjen e një komisioni për ngjarjet në Çamëri pas Luftës së Dytë Botërore. Pengesa për këtë nismë të partisë së Idrizit ka qenë Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila ka kërkuar më shumë kohë për të shqyrtuar kërkesën. Kjo është përplasja e radhës mes dy partive që janë në garë se kush do të mbajë vendin e dytë në koalicionin e majtë.

LSI ka treguar edhe në të shkuarën se është kundër retorikës nacionaliste të çamëve dhe këtë e ka dëshmuar edhe vizita e kreut të saj Meta në Greqi, pas tensioneve në rritjes mes qeverisë Rama dhe Athinës. Gjithsesi deputetja e PDIU-së, Mesila Doda duke reaguar pas shtyrjes për javën tjetër të kërkesës së PDIU për diskutimin dhe ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen Çame, ka theksuar se partia që përfaqëson nuk tërhiqet nga kërkesa.

"Sot është kërkuar që të shtyhet për javën e ardhshme, pasi nuk ka pasur komunikim mes palëve sesi do të trajtohet. Nuk lëshojmë p. Komisioni që do të hetojë çështjen do të marrë dëshmitarë të ngjarjes, nuk do të hetojë në tokën greke, apo në juridiksionin e gjykatave. Do të kërkojmë marrjen e dokumenteve në arkiva. Nuk ka asnjë qellim të shkelim juridiksionin e Kushtetutës së Shqipërisë”-deklaroi deputetja e PDIU-së

 

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

Nuk e kam kuptuar une apo akoma nuk eshte shpjeguar se çfare qellimi ka ky komision? Per çfare e hap dhe si e mbyll punen e tij nje komision parlamentar? Ne rastin konkret, çfare pritet?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.