kancer

Një vaksinë e personalizuar për kancerin

Postuar në 08 Shkurt, 2021 13:03

Një vaksinë që lufton kancerin. Mund të duket vite dritë larg, por ka nisur të bëhet realitet. Filantropi Bill Gates, i angazhuar prej kohësh në çështjet e shëndetit publik botëror, thotë se shkencëtarët janë në prag të komercializimit të vaksinës së parë të personalizuar të kancerit. "Nëse funksionon siç shpresohet, vaksina, e cila e bën sistemin imunitar të një personi të identifikojë çdo tumor nga mutacionet e tij unike, mund t’u japë fund në mënyrë efektive shumë llojeve të kancerit", shkruan ai në MIT Technology Review.

72 milionë$ gjobë për “Johnson & Johnson”. Produktet e saj me bazë talk shkaktojnë kancer

Postuar në 24 Shkurt, 2016 18:35

Kompania e njohur “Johnson & Johnson” është gjobitur me 72 milionë dollarë nga një gjykatë në Misouri, pas akuzës se produktet e saj kishin provokuar kancer vezoresh te një femër e cila vdiq në tetor të vitit 2015 në moshën 62 vjeç. Jacqueline Fox nga Alabama, kishte përdorur “Baby Powder” dhe “Shower to Shower” për higjenë intime për rreth 35 vjet dhe u diagnostikua me kancer vetëm tre vjet më parë. Ndaj kompanisë ka patur ankesa edhe më herët, e cila nuk ka njoftuar konsumatorët se produktet e saj me bazë talku mund të shkaktojnë kancer.

Rama: Informaliteti një kancer, polarizon ekonominë

Postuar në 31 Tetor, 2015 12:20

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në takimin me strukturat tatimore dhe biznesin me temë “Beteja me Informalitetin”. Në këtë takim me strukturat tatimore të përfshirë në aksionin kundër informalitetit dhe evazionit fiskal, Rama tha se mbyllja e syve para korrupsionit dhe evazionit fiskal nuk i ndihmon të varfrit. Kryeministri Edi Rama e krahasoi informalitetin e ekonomisë me një kancer që ka prekur organizmin e vendit. Duke vënë theksin në rëndësinë e këtij aksioni, kreu i Qeverisë u shpreh se informaliteti e polarizon ekonominë e vendit dhe nuk lejon konkurrencën e ndershme.

10 gjërat që duhet të bëni që të parandaloni kancerin!

Postuar në 18 Shtator, 2015 21:09

Kanceri është nje nga sëmundjet më të përhapura sidomos gjatë viteve të fundit, prandaj kryhen studime të shumta për të mesuar mënyra të reja që çojnë drejt kurimit, ose akoma dhe më mirë drejt parandalimit.

Ekspertët këshillojnë vetëm 10 gjëra:

-Qëndroni në peshën e këshilluar për moshën dhe gjatësinë tuaj

Jini aktivë, ushtroni aktivitet fizik.

-Konsumoni sa më shumë perime dhe fruta të gjelbra

-Konsumoni sa më pak alkol

-Evitoni pijet me gaz dhe ushqimet e shpejta

-Tregohuni të kujdesshëm me kripën

-Evitoni sallamin dhe proshutën

Shannen Doherty: “Kam kancer, por nuk dorëzohem”

Postuar në 21 Gusht, 2015 09:15

Shannen Doherty është sëmurë. Brenda në serialin Beverly Hills 90210, telefilmit kult në vitet ’90 vuan nga kanceri i gjirit. Lajmi është përhapur orët e fundit. Një histori e brishtë që i ka shtuar dhimbjet. Por Shannen nuk është nga ato femra që dorëzohet. Në një intervistë për “People” është shprehur se do ta luftojë sëmundjen.

Subscribe to RSS - kancer