72 milionë$ gjobë për “Johnson & Johnson”. Produktet e saj me bazë talk shkaktojnë kancer

Postuar në 24 Shkurt, 2016 18:35

Kompania e njohur “Johnson & Johnson” është gjobitur me 72 milionë dollarë nga një gjykatë në Misouri, pas akuzës se produktet e saj kishin provokuar kancer vezoresh te një femër e cila vdiq në tetor të vitit 2015 në moshën 62 vjeç. Jacqueline Fox nga Alabama, kishte përdorur “Baby Powder” dhe “Shower to Shower” për higjenë intime për rreth 35 vjet dhe u diagnostikua me kancer vetëm tre vjet më parë. Ndaj kompanisë ka patur ankesa edhe më herët, e cila nuk ka njoftuar konsumatorët se produktet e saj me bazë talku mund të shkaktojnë kancer. Gjykata vendosi 10 milionë dollarë gjobë për dëmin e krijuar aktualisht dhe 62 milionë dollarë ndëshkim për pasojat e krijuara. Avokatja e Fox, Jere Beasley, citohet nga “Reuters” se “kompania e dinte që në vitet ’80 për rrezikun, por sërish vijoi t’i hidhte në treg produktet duke gënjyer publikun dhe agjencitë”. Ankesat janë të shumta dhe reagimet po ashtu: 1000 çështje janë regjistruar në gjykatën e Misouri dhe 200 në New Jersey.

 

http://www.reuters.com/article/us-johnson-johnson-verdict-idUSKCN0VW20A?...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.