Instat

Nuk lexohen më libra? Lexohen statuset e politikanëve

Postuar në 21 Gusht, 2018 12:42

INSTAT jep sot një raportim shqetësues. Vitin që lamë pas u lexuan pak libra, madje 1 milionë shqiptarë nuk lexuan asnjë libër të vetëm. Shqiptarët që kanë lexuar mjaftueshëm mirë, 5-10 libra jnanë rreth 102 mijë, kurse më shumë sesa 10 libra janë 44 mijë. 

Zyrtarisht kampion edhe për licensa betoni

Postuar në 28 Shkurt, 2018 17:27

2017-a është mbyllur si një nga periudhat ku ndërtimi ka patur boom-in më të madh të 5 viteve të fundit, pas rënies që pësoi në 2008-ën. Instituti i Statistikave raporton se autoritetet kanë miratuar 819 leje ndërtimi vetëm gjatë vitit që shkoi, një shtim me 88%, ose 384 leje më shumë se në 2016-ën.

Edhe vlera e projekteve të ndërtimit është dyfishuar, duke kapur një shifër prej 500 milion dollarësh.
Numri më i madh i projekteve të reja janë për kryeqytetin, ku sipas INSTAT në total në Tiranë janë miratuar 231 leje, nga 106 në 2016-ën.

INSTAT del nga duart e qeverisë

Postuar në 12 Shkurt, 2018 16:51

Në Kuvend ka mbërritur për diskutim këtë javë projektligji për “Statistikat zyrtare”. Përmes tij, synohet krijimi i autonomisë së INSTAT-it, pasi do të jetë Kuvendi ai që do të bëjë emërimet dhe shkarkimet për anëtarët në institucion.

Tkurren e investimet e huaja, 302 biznese më pak në 2016

Postuar në 15 Dhjetor, 2017 18:08

Investimet e huaja në vitin 2016-të zunë afro 50% të totalit të investimeve në ekonominë shqiptare. Prej 2014-s dhe deri në fund të vitit që shkoi, fluksi i parave nga jashtë, që kanë hyrë në ekonominë tonë është rritur vazhdimisht. Në 2014-ën kapitali i injektuar nga të huajt zinte vetëm 38%  të këtij portofoli në ekonomi.

90% e shqiptarëve jetojnë me 4 euro në ditë

Postuar në 30 Nëntor, 2017 12:38

Në anketën e buxhetit të familjes për vitin 2016, Instituti i Statistikave (INSTAT) referoi se 90% e familjeve shqiptare shpenzuan mesatarisht 63,609 lekë në muaj. Këto familje, sipas INSTAT, kanë mesatarisht 3.9 anëtarë.

Si rrjedhim, raporti i konsumit të familjeve më 2016, për këtë tregues, paraqet një rritje të pabarazisë nga 2,2 më 2015 në 2,5 më 2016.

Turizmi mes impresioneve të porositura dhe statistikave zhgënjyese

Postuar në 23 Gusht, 2017 16:54

Kryeministri ende me pushime poston periodikisht në facebook-un e tij video-impresione të turistëve të huaj qe ose janë suprizuar pozitivisht me pushimet në Shqipëri ose janë befasuar nga mrekullia që kanë gjetur në këtë cep të Ballkanit. Konteksti i këtyre postimeve që janë montuar nga vetë stafi i kryeministrit pasi janë të titruara në shqip është se ardhja për pushime në Shqipëri e pilotëve spanjollë apo gazetarëve britanikë e italalianë është për meritë të qeverisë, e cila i ka ndryshuar faqen Shqipërisë.

Rritet me 31.4% defiçiti tregtar, rënie drastike e eksporteve

Postuar në 30 Maj, 2016 16:48

Deficiti tregtar ne muajin prill te ketij viti arriti ne 30 mld leke duke u rritur me afro 31.4% krahasuar me nje vit me pare dhe 9,2 % në krahasim me muajin mars te ketij viti. Te dhenat behen te ditura nga Insituti I Statistikave sipas te ciles volume i importeve vazhdon te jete i  larte krahasuar me eskportet .

Për herë të parë që nga viti 2010/Paga mesatare në shtet nuk është rritur

Postuar në 17 Maj, 2016 17:34

Për  herë të parë që nga viti 2010 pagat reale n

1 milionë të papunët u bënë 224 mijë në 3 vjet

Postuar në 29 Prill, 2016 13:05

Opozita e djeshme, sot në qeveri shpalli në 2013 një Shqipëri me 1 milionë të papunë. Kanë kaluar 3 vjet dhe kjo shifër statistikisht sot raportohet 5 herë më e ulët. Sipas Institutit të Statistikave 52,9 % e popullsisë 15-64 vjeç është e punësuar, 11,2 % është e papunë dhe 35,9 % është ekonomikisht jo aktive (jashtë forcave të punës). Në shifra gjatë vitit 2015 numri i të punësuarve në Shqipëri raportohet në 1 087 000 persona, ndërsa të papunët llogariten në 223.864 persona.

Të ardhurat tatimore-doganore në 3-mujorin e parë, 17.3% më të mëdha se një vit më parë

Postuar në 15 Prill, 2016 22:23

Ministria e Financave ka publikuar treguesit fiskalë paraprakë për tremujorin e parë 2016.

Të ardhurat e përgjithshme janë realizuar në masën 95.8 miliardë lekë ose 10% më shumë se në të njëjtin tremujor të një viti më parë.

Pages

Subscribe to RSS - Instat