90% e shqiptarëve jetojnë me 4 euro në ditë

Postuar në 30 Nëntor, 2017 12:38

Në anketën e buxhetit të familjes për vitin 2016, Instituti i Statistikave (INSTAT) referoi se 90% e familjeve shqiptare shpenzuan mesatarisht 63,609 lekë në muaj. Këto familje, sipas INSTAT, kanë mesatarisht 3.9 anëtarë.

Si rrjedhim, raporti i konsumit të familjeve më 2016, për këtë tregues, paraqet një rritje të pabarazisë nga 2,2 më 2015 në 2,5 më 2016.

Jetesa më 4 euro në ditë konsiderohet si varfëri relative sipas standardit të Bankës Botërore. Kategoria e personave në këtë kategori konsumi konsiderohen më shumë në varfëri se sa në jetesë normale. Llogaritë tregojnë se, 10% e familjeve që përbëjnë 7% të popullsisë së vendit  me 199,761 persona konsumojnë 15 euro në ditë për frymë ose tre herë më shumë se 93%.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.