Sa shqiptarë kanë mbetur në Shqipëri? Drejtoresha e INSTAT: Prisni qershorin!

Postuar në 16 Janar, 2024 16:31

Drejtoresha e INSTAT-it, Elsa Dhuli ka hedhur poshtë zërat sipas të cilave në Censin e fundit të popullsisë dhe baznesave rezultojnë se në vend jetojnë 1.7 milionë banorë. Ajo ka deklaruar në një konferencë për shtyp se një shifër e tillë nuk ka sesi të jetë e vërtetë ndërkohë që informacionet ende po përpunohen.

Megjithatë në konferencën e dhënë për mediat drejtoresha e INSTAT-it, teksa pranoi se për Censin u punësuan 7500 njerëz, nuk ishte në gjendje të sqaronte se përse rezultatet pritet të jepen në qershor, në kushtet kur kësaj radhe u aplikuar teknologjia në mbledhjen dhe përpunimin e informacionit.

Duhet pritur pra qershori për të kuptuar sesa shqiptarë kanë mbetur në këtë vend, por e sigurtë është se asnjë socialist nuk ka lëvizur nga vendi. Këtë të paktën na e konfirmon ajo shumicë e heshtur që e voton Partinë në përjetësi.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Tashti nqs kjo nuk e di akoma rezultatin qe u pritka te dale ne Qershor, si e di qe numri i shqiptareve nuk mund te jete 1,7 milion?? Nqs kjo i gjeka keto pune me mend perse harxhohet nje mal me leke per te bere censusin?

Submitted by Drejtesia (not verified) on

Tashti kjo meriton nje komision parlamentar hetimor menjehere. Bota numeron votat per 2-3 dite, keta dashkan 6 muaj me nxjerre totalin e shqiptareve, qe ta jep vete programi online. Ketu ka dicka qe nuk shkon.

Submitted by Nje qytetar obj... (not verified) on

Deri ne qershor do te denohet ose jo Fredi, do te fallsifikohet numri i minoriteteve, do te perligjet perqindja e feve, do te fallsifikohet perqindja e popullsise dhe si gjithmone do te genjejne per gjithshka.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.