i pafajshem

Dita e Xhelalit dhe moçali i politikës

Postuar në 22 Prill, 2016 17:08

Xhelal Mziu, kryetar i Bashkisë së Kamzës, ishte një prej degëve ku mbahej Partia Socialiste për të proporcionalizuar kriminalizimin e saj në raport me opozitën e Partisë Demokratike. Për socialistët kryebashkiaku i Kamzës ishte shembulli pse Lulzim Basha nuk mund të dilte i palagur nga kauza e dekriminalizimit. Megjithëse në proces gjyqësor, politika nuk hezitoi të shkelë parimin e  prezumimit të pafajësisë deri në vendimin e Gjykatës. Një prej shkallëve të Gjyqësorit, Apeli i Tiranës e ka shpallur të pafajshëm kryebashkiakun e Kamzës dhe ka urdhëruar pushimin e çështjes penale ndaj tij.

I pafajshëm

Postuar në 14 Prill, 2016 14:01

Gjykata e Lartë shpalli të pafajshëm ish-ministrin e Arsimit në qeverinë Berisha, Myqerem Tafaj. Ai akuzohej për shpërdorim detyre në lidhje me akreditimin e paligshëm të një universiteti privat. Kallëzimi penal ishte bërë nga zyra juridike e Ministrisë së Arsimit. Pas hetimeve Prokuroria kërkoi 1 vit burg për ish-ministrin, por në përfundim Gjykata e Lartë e shpalli atë të pafajshëm duke e liruar nga akuzat. Ky është ministri i dytë që u vu në hetim nga Prokuroria, pas ish-ministrit të Punës Spiro Ksera, i cili ndodhet në arrest me burg po për të njëjtën akuzë “Shpërdorim Detyre”.

Sheshel i pafajshëm

Postuar në 31 Mars, 2016 12:03

Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës nëHagë shpalli të pafajshëm duke e liruar nga të gjithë akuzat udhëheqësin radikal serb, Vojisllav Sheshel. Ishin nëntë akuza të ngritura kundër tij, tre për krime kundër njerëzimit dhe gjashtë për krime lufte, lidhur me nxitjen e spastrimit etnik në Bosnjë, Kroaci dhe Vojvodinë. Ai nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit në Hagë, sepse u la i lirë në 2014 si i diagnostikuar me kancer.

Braho i pafajshëm

Postuar në 09 Shkurt, 2016 15:14

Gjykata e Lartë ka shpallur këtë të martë të pafajshëm kreun e komisionit të sigurisë kombëtare, Spartak Braho, ndaj akuzave të deputetit Tom Doshi.
Doshi e kishte paditur Brahon për shpifje, pas një shqetësimi të ngritur prej këtij të fundit për një rrezik që i kanosej stabilitetit të vendit e për të cilin bënte përgjegjës pikërisht Doshin.
Pasi sqaroi pozicionin e tij, deputeti socialist e paditi eksponentin e spikatur të Lëvizjes Socialiste për Integrim penalisht për shpifje.

Fullani i pafajshëm, farsa e këtij vendi vazhdon

Postuar në 12 Tetor, 2015 13:55

Me logjikë juridike, pranimi i gjykimit të shkurtuar nga ana e palës së akuzuar, nënkupton pranimin e akuzave. Në rastin Ardian Fullani, procedurialisht u pranua vazhdimi i seancave me gjykim të shkurtuar, por kjo “për ekonomi gjyqësore”. Thënë ndryshe, ishte një ftesë gjykatës për t’i bërë shpejt e shpejt etapat, por jo pranim i fajit. Kësisoj, të gjithë të kënaqur. Edhe pse prokuroria kishte kërkuar pesë vite burg, Gjykata e Tiranës vendosi të shpallë të pafajshëm sot ish-Guvernatorin e Bankës qëndrore Fullani.

Subscribe to RSS - i pafajshem