Hoffman

Politikë e re nga ShBA? Njohje e genocidit armen dhe rol arbitri mes Turqisë dhe Greqisë

Postuar në 28 Janar, 2021 20:46

Gazeta greke “Kathimerini” publikon së fundmi një intervistë të Max Hoffman nga Qendra Amerikane për Progres sipas të cilit politika amerikane nën administratën e Biden do të ndryshojë shumë në raport me Turqinë. Sipas Hoffman kongresi amerikan do të kalojë një rezolutë për genocidin armen, një ndër pikat më të ndjeshme në politikën e jashtme amerikane. 

Dashamirësi Hoffman

Postuar në 06 Maj, 2016 18:37

Shqipërisë nuk i kanë munguar dashamirësit, sidomos ata me pagë ambasadori që në vendin tonë fitojnë rëndësi më shumë nga sa realisht duhet të kenë. Hoffman është ambasadori më i njohur gjerman që ka kaluar nga Shqipëria dhe kjo ndoshta edhe për meritë të tij dhe mediave. Ai nuk do jetë i pranishëm në mbledhjet e grupeve parlamentare të PS, PD dhe LSI me ambasadorët Donald Lu e Romana Vllahutin, e megjithatë tregoi se është në dijeni të planeve të Europës për Shqipërinë. Rast i rallë për një ambasador të konfidojë një “sekret” të tillë, por Hoffman e bëri.

Oratoria e Hitlerit, dhunti vetëm apo edhe vullnet i një aktori? Fotot provojnë diçka…

Postuar në 24 Prill, 2016 23:20

Hitleri ishte orator i madh. Por për këtë cilësi që ia njohin për dhunti, ai ushtrohej shumë. Në funksion të përshtatjes së zërit me pamjen, pra të lidhjes së dy atuve performuese në një forcë hipnotizuese, diktatori nazist e mbikëqyrte veten përmes fotove. Një qasje modern për kohën, pasi kjo është një ndër punët që sot e bëjnë kompani të specializuara me politikanët gjatë fushatave. Fotot  janë realizuar në vitin 1925 nga fotografi personal Heinrich Hoffmann. Ky i fundit i ruajti ato dhe i botoi  bashkë me kujtimet e veta.

Prognoza e Nishanit për zhvillimet në Shqipëri: "Do ushtojnë prapë thirrjet liri, demokraci". Në emër të qeverisë përgjigjet ambasadori Hoffman

Postuar në 06 Nëntor, 2015 11:42

Presidenti Nishani parashikon një përsëritje të "revolucionit demokratik" të viteve 90' nëse politika do të ecë në shinat që ka ndërtuar në këto 25 vjet dhe sidomos në vitet e fundit. Më tepër sesa një parashikim për zhvillimet politike, kjo deklaratë e Nishanit është një tjetër shërbim për ish-shefin e tij Sali Berisha që pak ditë më parë bëri thirrje për një revolucion demokratik për të përmbysur qeverinë Rama-Meta.

A po luan Shqipëria rolin e “filipinezit” me Gjermaninë?

Postuar në 12 Gusht, 2015 19:13

Marrëveshja e policisë shqiptare dhe asaj gjermane për stacionimin e 12 oficerëve të policisë gjermanë në dy pika të kalimit kufitar me Greqinë nuk është lënë jashtë vëmendjes nga shtypi grek. Perceptimi është se Shqipëria po  bën të njëjtën lojë që ka bërë historikisht dhe që tashmë i është kthyer në veti, duke marrë rolin e “filipinezit” ose të shërbëtorit të Gjermanisë në Ballkan.

Subscribe to RSS - Hoffman