A po luan Shqipëria rolin e “filipinezit” me Gjermaninë?

Postuar në 12 Gusht, 2015 19:13

Marrëveshja e policisë shqiptare dhe asaj gjermane për stacionimin e 12 oficerëve të policisë gjermanë në dy pika të kalimit kufitar me Greqinë nuk është lënë jashtë vëmendjes nga shtypi grek. Perceptimi është se Shqipëria po  bën të njëjtën lojë që ka bërë historikisht dhe që tashmë i është kthyer në veti, duke marrë rolin e “filipinezit” ose të shërbëtorit të Gjermanisë në Ballkan. Gazetari Kristos Valkanios thotë se me këtë lëvizje Gjermania ka sjellë zyrtarisht kufijtë e saj në jug të Shqipërisë duke iu referuar edhe deklaratave të ambasadorit gjerman Hoffman nga pika e kalimit kufitar të Kakavijës se qytetarët shqiptarë që kërkojnë azil do t’u nënshtrohen procedurave të riatdhesimit. “Kështu shpjegohet edhe pyetja e porositur e një gazetari shqiptar gjatë vizitës së kancelares Merkel në Tiranë se kë shihte ajo si lider të Ballkanit, Ramën apo Vuçiçin? Analistët shqiptarë  nga ana tjetër kanë dilema nëse ekziston apo jo Ligji i Luftës dhe i quajnë paradoksale arsyet që në vitin 1940 Greqia shpalli Shqipërinë si vend armik, pasi sipas tyre në atë kohë Shqipëria kishte një qeveri kolaboracioniste dhe nuk mund të mbajë përgjegjësi për sulmin nga territori shqiptar të Italisë ndaj Greqisë. Po sot, a ka sërish një qeveri “kolaboriacioniste” në Shqipëri? Dhe në të tilla kushte Greqia çfarë duhet të bëjë, të dorëzohet? Nëse shqiptarët duan miqësi të vërtetë ka shumë mënyra për ta treguar, por nuk ka asnjë shans që t’i besojmë shqiptarët  për sa kohë  na tundin gishtin duke qëndruar në prehrin e Gjermanisë”-shkruan Valkanios.

 

http://www.triklopodia.gr/germani-meteferan-ta-sinora-tous-stin-ellada/

Comments

Submitted by Edi (not verified) on

*filipiiinasit

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.