Politikë e re nga ShBA? Njohje e genocidit armen dhe rol arbitri mes Turqisë dhe Greqisë

Postuar në 28 Janar, 2021 20:46

Gazeta greke “Kathimerini” publikon së fundmi një intervistë të Max Hoffman nga Qendra Amerikane për Progres sipas të cilit politika amerikane nën administratën e Biden do të ndryshojë shumë në raport me Turqinë. Sipas Hoffman kongresi amerikan do të kalojë një rezolutë për genocidin armen, një ndër pikat më të ndjeshme në politikën e jashtme amerikane. 

Kongresi me shumë gjasë do të miratojë një rezolutë që njeh genocidin armen dhe administrata do të duhet ta vlerësojë

shprehet analisti në fjalë që rendit ndër të tjera edhe problemin e të drejtave të njeriut, të çështjes kurde apo edhe të bankës “Halkbank”.

Sipas Hoffman, Biden do ta trajtojë Turqinë si një fuqi të pavarur dhe jo si partner strategjik, një zhvendosje që nëse ndodh do të sjellë pasoja të ndjeshme në rajonin tonë dhe në Mesdheun Lindor. 

Lidhur me këtë rajon, eksperti në fjalë mendon se ShBA do të marrë rolin e arbitrit, pa mbajtur anë dhe duke vënë theksin në zbatimin e ligjit ndërkombëtar. 

Ndonëse është ende herët për të vlerësuar politikën e re, duket se në ShBA qasja e Trump nuk do të qëndrojë më, megjithëse ai e mbajti ShBA larg konflikteve dhe në një siguri relativisht më të madhe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.