gurakuqi

Ndryshon drafti i Konferencës për Luftën Antifashiste

Postuar në 14 Gusht, 2019 00:20

Ndryshon drafti i Konferencës Shkencore Mbarëkombëtare dhe Ndërkombëtare kushtuar rezistencës antifashiste të popullit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore, i parashikuar të mbahet më 15 nëntor dhe i organizuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë.

Tema e konferencës, e bërë publike vetëm disa ditë më pare, ka ngjallur polemika mes vetë studiuesve dhe historianëve, ndërkohë që nuk kanë munguar as akuzat se kjo konferencë dhe Akademia e Shkencave po mohojnë luftën dhe se po përpiqen ta zëvendësojnë atë me konceptin e Rezistencës Antifashiste.

PD-ja nis avazin/Qeveri pa Edi Ramën: Teknike, ose me një intelektual në krye

Postuar në 21 Gusht, 2017 08:40

Partia Demokratike humbi thellë në zgjedhje. Për këtë arsye ajo organizoi edhe farsën elektorale brenda duke rizgjedhur Lulzim Bashën si kryetar. Pra humbje zgjedhjesh, proces zgjedhor në parti. Këtu duhet të mbyllej diskutimi. Por PD-ja mendon ndryshe. Ajo i cilëson zgjedhjet të vjedhura dhe tani kërkon kompromis me socialistët.

Në një opinion të publikuar në gazetën “Panorama”, deputeti i Shkodrës, Romeo Gurakuqi, shtron për diskutim opsionet e marrëveshjes. Ndonëse pranon se marrëveshja e 18 majit nuk u respektua nga Rama, ai bën thirrje për një qeveri pa Ramën kryeministër.

Zgjidhjet kushtetuese për krizën

Postuar në 30 Mars, 2017 13:49

Që në shekullin XIII, në Angli u konfirmua e drejta e publikut për të detyruar mbretërit që të heqin dorë nga froni, si rrugëdalje dhe rrugëzgjidhje e krizave politike. Ky institut i të drejtës publike vepron rëndom në çdo vend demokratik, nga ajo kohë e deri më sot, në ndryshimin e ekzekutivëve jo të përgjegjshëm.

Subscribe to RSS - gurakuqi