Një pjesë e ngjarjeve të luftës janë të krijuara si mite

Postuar në 24 Shtator, 2019 18:33

Një pjesë e ngjarjeve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri janë të krijuara, ose ato që kanë ndodhur janë zbukuruar për të ngelur si mite, për t’i dhënë pozicion të spikatur disa individëve.

Kështu shprehet në një bisedë për “TemA TV”, Romeo Gurakuqi, ndërsa flet për antifashizmin në Shqipëri dhe për konferencën me temë Luftën e Dytë Botërore, që do të mbahet në nëntor në Akademinë e Shkencave.

Si historian që ka studiuar këtë periudhë dhe anëtar i Komisionit Organizativ të Konferencës në Akademinë e Shkencave ai flet për këtë periudhë dhe jep mendimin e vet për trajtimin dhe vështrimin që historiografia shqiptare ka mbi antifashizmin dhe periudhën e Luftës.

Sipas tij, lëvizja antifashiste ka qenë lëvizje masive, në të cilën komunistët janë futur shumë vonë, vetëm kur kanë marrë urdhër nga Moska dhe kanë qenë forcat nacionaliste, që kanë marrë pjesë qysh në fillim në refuzimin e pushtimit fashist.

TemA Tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.