gjuha malzeze

Gjuha malazeze njihet ndërkombëtarisht sipas standardit ISO 639

Postuar në 12 Dhjetor, 2017 13:03

Gjuha malazeze është njohur si gjuhë e ndryshme nga ajo serbe duke marrë në këtë kuadër edhe një kod ndërkombëtar njohjeje sipas standardit ISO 639. 

Vendimi është marrë nga Komiteti i Përbashkët Këshillimor në Librarinë e Kongresit në Washington, që konfirmon ekzistencën e gjuhës malazeze si gjuhë e mëvetshme dhe jo si një variant i gjuhës serbe.

Gjuha në fjalë do të kodohet apo quhet si “montenegrian” në anglisht, “Montenegrin” në frëngjsht dhe “crnogorski jezik” në gjuhën malazeze, qoftë e shkruar me alfabet latin, qoftë me atë cirilik.

Subscribe to RSS - gjuha malzeze