Gjuha malazeze njihet ndërkombëtarisht sipas standardit ISO 639

Postuar në 12 Dhjetor, 2017 13:03

Gjuha malazeze është njohur si gjuhë e ndryshme nga ajo serbe duke marrë në këtë kuadër edhe një kod ndërkombëtar njohjeje sipas standardit ISO 639. 

Vendimi është marrë nga Komiteti i Përbashkët Këshillimor në Librarinë e Kongresit në Washington, që konfirmon ekzistencën e gjuhës malazeze si gjuhë e mëvetshme dhe jo si një variant i gjuhës serbe.

Gjuha në fjalë do të kodohet apo quhet si “montenegrian” në anglisht, “Montenegrin” në frëngjsht dhe “crnogorski jezik” në gjuhën malazeze, qoftë e shkruar me alfabet latin, qoftë me atë cirilik.

Vendimi nuk mund të shkëputet nga konteskti i zhvillimeve politike të vitit të fundit, kur Mali i Zi me një procedurë të përshpejtuar u anëtarësua në NATO dhe u “shpëtua” nga një grusht shteti për të cilin ish-presuidenti Gjukanovië akuzoi Rusinë, e deri diku edhe Serbinë.

Formalisht ky vendim i SHBA, pason një vendim të vitit 2008 të Këshillit për Kodifikimin e Gjuhës Malazeze, krijuar nga qeveria e Podgoricës për të standardizuar gjuhën sipas normave ndërkombëtare.  Në këtë vit u dorëzua edhe kërkesa për njohjen sipas standardit ISO 639. Në vitin 2010, Këshilli për Arsimin e Përgjithshëm adoptoi edhe gramatikën malazeze, një hap më tej shkëputës nga trungu serb. Kjo pasi deri në vitin 1992, pra pas LIIB, folësit deklaroheshin se flisnin gjuhën serbo-kroate. Paa LIIB folësit e identifikonin gjuhën e vet si gjuhë serbe, ndërkohë që në Wikipedia, thuhet se që nga viti 1992 në Kushtetutën Malazeze përcakohej si gjuhë zyrtare, serbishtja e standardit Ijekavian. Në vitin 2004, ish-presidenti malazez, Gjukanovië foli për gjuhën malazeze, formalizuar mandej edhe në draftkushtetutë.

Ky është një zhvillim me rëndësi historike për sllavët e jugut, që vetëm 150 vjet pas procesit të bashkimit dhe konsumimit të bashkëjetesës së përbashkët politike dhe kulturore, ndodhen sot më të diversifikuar dhe me synime politike të ndryshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.