gjermania

BE-ja rrëzon propozimin franko-gjerman për një samit me Rusinë

Postuar në 25 Qershor, 2021 10:34

Drejtuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Europian ka hedhur poshtë dje propozimin franko-gjerman për një samit mes BE-së dhe Rusisë.

Ishte një diskutim shumë përfshirës, jo i lehtë. Nuk pati marrëveshje sot për një takim të afërt mes liderëve

tha pas takimit të 27 vendeve anëtare, kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Jo vetëm agresorë/Në Berlin hapet muzeu i përkujtimit të 14 milionë refugjatëve gjermanë të LIIB

Postuar në 22 Qershor, 2021 12:38

Në Gjermani është hapur së fundmi një muze që përkujton 14 milionë refugjatët gjermanë që ikën lanë shtëpitë e tyre në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Në përurimin e Qendrës për Ikjen, Dëbimin, Pajtimin, hapur më 21 qershor 2021, ka qenë kancelarja Angela Merkel, duke theksuar kështu rëndësinë politike të projektit në fjalë.

Ikja nga Atdheu

Postuar në 19 Qershor, 2021 19:18

 

Gjermania hyn në garën e kompjuterave kuantikë

Postuar në 15 Qershor, 2021 20:44

Angela Merkel përuroi sot një kompjuter që përdor grimcat subatomike për të bërë miliona llogaritje në mikrosekonda, një hap ky që e bën Gjermaninë një pretendente në garën globale për të zhvilluar teknologjinë e gjeneratës së ardhshme, që njihen si kompjuterat kuantikë.

"Sa i përket hulumtimit në teknologjitë kuantike, Gjermania është ndër më të mirat në botë dhe ne synojmë të qëndrojmë në këtë pozicion. Ne jemi në mes të një konkurrence të madhe dhe Gjermania ka ndërmend ta thotë fjalën e vet të rëndësishme".

Përplasje ligjore mes BE-së dhe Gjermanisë

Postuar në 13 Qershor, 2021 22:00

Komisioni Evropian ka ndërmarrë hapa ligjorë ndaj Gjermanisë, pas një vendimi që ka dhënë Kushtetuesja në këtë vend në lidhje me blerjen e bonove. Në maj të vitit 2020, gjykata më e lartë e Gjermanisë, me seli në Karlsruhe, vendosi që Banka Qendrore Evropiane (BQE) kishte tejkaluar kompetencat së saj me blerjet e bonove.

Por Gjykata Evropiane e Drejtësisë ndërkohë i kishte hapur dritën jeshile blerjes së bonove nga BQE-ja, pasi kishte dalë në përfundimin se programi i blerjes së obligacioneve të BQE ishte në përputhje me ligjin e BE.

Maas: Marrëveshja Prishtinë-Beograd u hap të dy vendeve derën e BE-së

Postuar në 08 Qershor, 2021 16:02

Arritja e një marrëveshjeje mes Prishtinës dhe Beogradit hap për të dy vendet perspektivën e integrimit në BE. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, përcolli mesazhin e Berlinit zyrtar në vigjilje të Procesit të Berlinit.

Maas tha se Berlini mbështet pa kushte përpjekjet e përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, dhe të Dërguarit Special të BE për Dialog, Miroslav Lajcak, në arritjen e një marrëveshjeje.

Hipokrizi me standardet, Gjykata Europiane: Gjermania shkeli kufizimet e ndotjes së ajrit

Postuar në 05 Qershor, 2021 18:03

Gjykata Europiane ka vlerësuar së fundmi me një vendim të vetin se Gjermania, vendi kryesor i Bashkimit Europian, ka shkelur normat e ndotjes së ajrit për 6 vjet. Sipas gjykatës, nga viti 2010 deri në vitin 2016, Gjermania ka shkelur kufijtë e emetimit të dioksidit të nitrogjenit në 26 zona mes të cilave në Berlin, Shtutgart, Mynih, Këln, Dyseldorf dhe Rhine-Maine.

Gjermania pranon se ka kryer gjenocid në Namibi

Postuar në 28 Maj, 2021 08:47

Gjermania ka pranuar për herë të parë gjenocidin e kryer kundër popullatave Herero dhe Namas në Namibi, gjatë epokës koloniale. Për këtë, Berlini do të dhurojë 1.1 miliardë euro për të nxitur zhvillimin e vendit afrikan.

Gjermania i ndalon Facebook-ut përdorimin e të dhënave të përdoruesve të Whatsapp-it

Postuar në 11 Maj, 2021 19:46

Rregullatori kryesor i mbrojtjes së të dhënave të Gjermanisë për Facebook i ka ndaluar rrjetit social të përdorë të dhënat e përdoruesve të WhatsApp. Vendimi ka ardhur për shkak të polemikat të fundit mbi privatësinë e aplikacionit të mesazheve, të cilat autoriteti beson se janë të paligjshme.

Masa pason debatin që u hap në Hamburg pasi WhatsApp u kërkoi përdoruesve të pajtoheshin me kushtet e reja ose të ndalonin përdorimin e tij. WhatsApp ka pothuajse 60 milionë përdorues në Gjermani.

Khodorkovski: Gjermania dhe Franca, në “shënjestrën” e Kremlinit

Postuar në 10 Maj, 2021 15:57

"Ajo që po bën Kremlini me BE-në duket si luftë e ftohtë". Sipas opozitarit rus, Mikhail Khodorkovski, i cili mbajti një fjalim në Parlamentin Evropian, në mënyrë të veçantë Gjermania dhe Franca janë “më shumë në vëmendjen e Kremlinit".

Pages

Subscribe to RSS - gjermania