evis kushi

Me Kosovën na paskësh ndarë Abetarja!!! Kur do heqim dorë nga Abetarja e kapardisjes?

Postuar në 01 Shtator, 2022 18:16

Kjo Abetare do të fshijë kufijtë midis Shqipërisë dhe Kosovës. Ky është libri që do të na bashkojë më shumë dhe do të na forcojë dashurinë për njëri-tjetrin

Këto ka thënë ndër të tjera ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Evis Kushi, në një ceremoni të mbajtur në Gjakovë me rastin e Abetares së përbashkët. Teksa dëgjon këto fjali kaq bajate dhe sheh se me to edhe Evis Kushi ia doli të marrë ca duartrokitje në Kosovë, nuk ka sesi mos të të kapë një trishtim për thatësirën në të cilën gjallojnë kaktuese si ministra në fjalë.

Hani i Edit

Postuar në 23 Janar, 2022 16:38

Lexoni se çfarë shkruan sot Evis Kushi në Facebook:

Për ata që nuk e dinë, me gjasë shumë, Evis Kushi është minister e Arsimit. Detyrë me shumë rëndësi, sidomos në vende me popull të paedukuar si Ne. Ministrja e bën këtë shënim që duket se i ka prishur rehatinë e fundjavës, pasi pati reagime për vendimin e marrë nga qeveria që i ka zënë derën Shqipërisë për mbylljen për 3 ditë të shkollave me motivacionin se është ftohtë.

Ministria e Arsimit merr gomën për korrigjimin e teksteve. Asnjë fjalë për faturën dhe përgjegjësitë e gabimeve

Postuar në 13 Nëntor, 2021 17:55

Sot, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka prezantuar projekt-buxhetin 2022. Duke folur para një përfaqësie mësuesish dhe në prani të Kryeministrit të vendit, zonja Kushi ka premtuar tekste falas një përdorimësh, duke nisur nga viti tjetër dhe më tej, ka njoftuar se Ministria e Arsimit ka nisur korrigjimin e teksteve në përdorim nga gabimet dhe pasaktësitë. Ministrja ka sqaruar se tekstet në arsimin bazë janë cilësore dhe se janë përkthim i Oksfordit, por ato siç është raportuar shpesh kanë pasaktësi.

Subscribe to RSS - evis kushi