dosjet

Kadare: Hapja e dosjeve, çelësi për korrigjimin moral të kombit shqiptar

Postuar në 24 Nëntor, 2015 23:22

Ismail Kadare intervistë për programin “Studio e  Hapur” të Eni Vasilit

Zoti Kadare është botuar së fundmi një libër që përmban denoncimet dhe raportimet që shkrimtarët i kanë bërë njëri- tjetrit në kohën e diktaturës. Libri titullohet në fakt “Kadare i denoncuar”  edhe pse permban dokumenta per nje pjesë të  mirë të shkrimtarëve të kohës, pasi ju rezultoni shkrimtari më i denoncuar nga ish- kolegët. Së pari çfarë mendoni për këtë botim dhe si ndjeheni ndaj këtyre raportimeve që lexoni tani?

"Shqiptarja.com" shkruan se janë 110 ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit në radhët e politikës

Postuar në 18 Tetor, 2015 11:16

Gazeta “Shqiptarja.com” shkruan se janë rreth 110 pseudonimet që politika apo media ka denoncuar gjatë viteve si etiketa të dosjeve të bashkëpunimit të personave që sot janë aktiv në politikë apo në institucione të ndryshme. Dhe kjo listë është bërë e njohur nga akuza të herëpashershme mes politikanëve që aludojnë për ish-bashkëpunëtorë të Siigurimit të Shtetit. Çështja është prezente pasi ndonëse u miratuan disa ligje, shumëkush arriti të vijonte karrierën. Këtu nuk përmenden njerëz që kanë qenë pjesë e vendimmarrjes së asaj kohe, por vetëm ata që kanë dosje, e që janë të shantazhueshëm.

Raunig flet për dosjet e Sigurimit të Shtetit: Hapja e tyre ka natyrë delikate, e kaluara e dhimbshme ka nevojë të dëgjohet

Postuar në 16 Tetor, 2015 10:29

Gjatë një aktiviteti për rolin e medias, përfaqësuesi i prezencës së OSBE në Shqipëri, Florian Raunig tha se hapja e dosjave të ish-shërbimit sekret në Shqipëri ka një natyrë delikate. Sipas tij edhe pse e kaluara është e dhimbshme, përsëri është e nevojshme të dëgjohet. “Mundësia që plagët që nuk janë shëruar të gjakosen sërish përbëjnë rrezik. Edhe pse nuk është e lehtë të flasim për një të kaluar të dhimbshme, shoqëria ka nevojë të dëgjojë historitë e të mbijetuarve dhe të kuptojë përmasat e shkeljeve të bëra gjatë regjimit të kaluar.

Hapja e dosjeve të Sigurimit nis me pedagogët e Universitetit të Tiranës. Nuk përfshihen pedagogët e universiteteve private

Postuar në 09 Tetor, 2015 17:27

Pedagogët e Universitetit të Tiranës do të kontrollohen nëse kanë qenë apo jo pjesë, ose bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. “Profesorët qe rezultojnë me dosje, do te humbin vendin e punës qe mbajnë sot ne fakultete. Nisma është marre nga rektori Dhori Kule  ku si model per aplikimin e kësaj procedure ka Gjermaninë. Ende nuk dihet se si do te pritet ky vendim nga pedagoget e Universitetit te Tiranës. Një pjese e tyre kane refuzuar te komentojnë  para kamerës. Por a ka sot pedagoge qe i kane shërbyer  sigurimit te shtetit?

Intervista/Kadare: "Të hapen dosjet. E vërteta për rastin "Kuteli"

Postuar në 14 Shtator, 2015 16:00

Shkrimtari Ismail Kadare në një intervistë përgjigjet për të gjitha “akuzat” e drejtpërdrejta bërë nga trashëgimtarët e Mitrush Kutelit, paraqitur në botimin më të fundit “Netë moldave”. Kadare për herë të parë tregon si është përkthyer në frëngjisht vepra e Kutelit, por mbetur e bllokuar, e pabotuar nga familjarët. Shkrimtari pohon se Kuteli nuk është dënuar si oficer fashist, por për çështjen e Kosovës. “Rasti Pasko”, fabrikimi i sajesave nga njerëz të krimit, ende midis nesh. Shkrimtari i njohur ka folur në mënyrë ekskluzive për gazetën “Standard”.

Pages

Subscribe to RSS - dosjet