Hapja e dosjeve të Sigurimit nis me pedagogët e Universitetit të Tiranës. Nuk përfshihen pedagogët e universiteteve private

Postuar në 09 Tetor, 2015 17:27

Pedagogët e Universitetit të Tiranës do të kontrollohen nëse kanë qenë apo jo pjesë, ose bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. “Profesorët qe rezultojnë me dosje, do te humbin vendin e punës qe mbajnë sot ne fakultete. Nisma është marre nga rektori Dhori Kule  ku si model per aplikimin e kësaj procedure ka Gjermaninë. Ende nuk dihet se si do te pritet ky vendim nga pedagoget e Universitetit te Tiranës. Një pjese e tyre kane refuzuar te komentojnë  para kamerës. Por a ka sot pedagoge qe i kane shërbyer  sigurimit te shtetit? Kjo do te verifikohet nga institucionet përkatëse pas kërkesës se rektoratit te Universitetit te Tiranës.  Nga 700 pedagoge, gjysma janë mbi 40 vjeç. Ligji i lustracionit, per verifikimin e pastërtisë se figurave ne fushën e arsimit te larte, detyron t’i nënshtrohen këtij procesi te rektoret, dekanët dhe  shefat e departamenteve. Megjithatë  drejtues te shkollave te larta thonë se ligji padrejtësisht  përjashton nga verifikimi  universitetet private”, raporton “Vizion Plus”.  A nuk do të ishte më e udhës që kjo të niste nga institucione të tjera? 

http://vizionplus.al/hetim-pedagogeve-spiune/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.