dollare

Shqipëria, në fazën e varfërisë së moderuar

Postuar në 24 Tetor, 2017 09:55

Autoritetet qeveritare në Shqipëri dhe Banka Qëndrore flasin vazhdimisht për rritje ekonomike, por fakt është se varfëria ekstreme është rritur dhe krahasuar me vendet e rajonit mbetemi ndër ekonomitë më të dobëta me përqinjde relativisht të lartë të personave që kanë të ardhura të ulëta.

Banka Botërore në raportin “Migration and Mobility”, raportoi se në Shqipëri 6.3% e popullsisë së vendit (181,225 persona) jeton me tre dollarë në ditë këtë vit, ndërsa më shumë se 20 mijë e 300 persona jetojnë me 1.9 USD dollarë në ditë.

Kolumbi, zbulohet ngarkesa 1 miliardë dollarë e anijes San Jose, mbytur në vitin 1708

Postuar në 05 Dhjetor, 2015 19:15

Mbetje të një anijeje të vitit 1708 janë zbuluar në Kolumbi, në detin e Karaibeve në Cartagena. Vlera e materialeve të çmuara që janë gjetur në anijen e mbytur mendohet të jetë 1 miliard dollarë dhe i përkasin anijes San Jose, mbytur gjatë luftës për fronin spanjoll të shekullit të 18-të. Presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos ka njoftuar në Twitter zbulimin.

Billy the Kid sot kushton miliona

Postuar në 15 Tetor, 2015 00:05

E bleu vetëm për 2 dollarë në vitin 2010, sot mund ta shesë miliona. Bëhet fjalë për një foto, e dyat që ekziston, e Billy the Kid, i famshmi i Perëndimit të Vjetër. Billy the Kid, emri i vërtët Henry Mçarty, jetoi në shekullin e 19-të dhe u bë i famshëm si një njeri i kërkuar dhe vrasës i famshëm që pranohet s eka vrarë 8 persona. Legjenda i mvishte 21 të vrarë. Fotoja, e dyta pra e vetme që ekziston, u ble nga Randy Guijarro  në një dyqan në Kalforni dhe tani ka gjasa të shitet miliona dollarë përmes Kagin, një kompani e specializuar në koleksione të tilla.

Kërcënimi për ekonominë, 35 kompani kanë një borxh të pakthyer prej 1 miliardë dollarësh

Postuar në 26 Shtator, 2015 07:50

Është një borxh prej 125 miliardë lekë ose 1 miliardë dollarë që bizneset dhe individët u kanë bankave. Janë para të pakthyera, ose më saktë para të painvestuara në ekonomi. Kjo përbën dhe një nga kërcënimet më të mëdha për ekonominë e vendit. Në një kronikë të trasmentuar nga “Tv Klan” thuhet se më shqetësues është fakti që 56% e këtij borxhi, afro 70 miliardë lekë është vetëm borxhi i pakthyer nga 35 korporata të mëdha në vend të cilat po keqpërdorin kapitalet e qytetarëve shqiptarë.

PD akuzon Ramën: OSHEE do të shpërblejë me 5 milionë dollarë një mik e klient të vjetër të tij

Postuar në 11 Shtator, 2015 10:55

Rama është denoncuar sërish nga Partia Demokratike që nëpërmjet zëdhënëses së saj Orjela Nebijaj thotë se Kryeministri do të shpërblejë me 5 milionë dollarë një mik e klient të vjetër të tij. “Pas pak orësh, sipas porosisë së Edi Ramës, OSHEE do hapë zarfet për të shpërblyer me 5 milionë dollarë një mik e klient të vjetër të kryeministrit me të cilin ai ka marrie e dhënie që në kohën kur drejtonte Bashkinë e Tiranës”.

Zbret kursi i këmbimit të dollarit në Shqipëri, bie dhe euro; A do ulet nafta?!

Postuar në 22 Gusht, 2015 09:48

Monedha amerikane ka rwnw në tregun e brendshëm, duke u këmbyer me 123.91 lekë. Ky është niveli më i ulët që nga janari i këtij viti. Edhe euro ka shënuar rënie të lehtë, duke arritur dhe ajo afër nivelit më të ulët të vitit.

Subscribe to RSS - dollare